Republika e Kosoves

Malishevë

Të gjitha shkollat në Komunën e Malishevës të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor

2020/09/13 - 4:56

Malishevë, 13 shtator

Të gjitha shkollat në Komunën e Malishevës, i kanë kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe janë të gatshme që të hënën të fillojnë procesin mësimor, për të gjitha klasat e parapara për fazën e parë. Kjo është konfirmuar sot, në mbledhjen e rregullt të Task Forcës së formuar për këtë qëllim.

Në këtë takim, u konfirmua se të gjitha shkollat i kanë bërë përgatitjet e nevojshme dhe mësimi do të filloj, pasi janë të marrë të gjitha masat e nevojshme dhe shkollat janë të gatshme.

Mësimi në fazën e parë fillon për nxënësit e klasave parafillor, klasat e I, II, III, IV, V , VI dhe klasat e X.

Në këtë takim u bë e ditur se janë njoftuar të gjitha familjet të cilat kanë raste të prekur me covid-19, që fëmijët apo arsimtarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të zhvillojmë mësimin në distancë, si dhe përkohësisht është ndërprerë e furnizimi me shujta.