Republika e Kosoves

Malishevë

Tri raste të reja me covid-19 në Malishevë

2021/01/14 - 4:33

Malishevë, 14 janar

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar tri raste të reja me covid-19. Këto të dhëna janë të konfirmuara në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe me rastet në terren.

Rastet e reja të regjistruara janë në Malishevë dhe në Bubavec, ndërsa në raportin e IKSHPK, është regjistruar edhe një rast tjetër, i cili është rast aktiv dhe nuk është rast i ri.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 606 raste, prej tyre 493 janë shëruar, 36 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 77 raste.