Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Malishevë

U dhurua gjak me rastin e ditëlindjes së heroit të kombit Ibrahim Mazreku

2021/11/19 - 12:34

Malishevë, 19 nëntor

Sot, me rastin e ditëlindjes së heroit dhe dëshmorit të kombit, Ibrahim Mazreku, organizuar nga drejtoria e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, është bërë dhurimi vullnetar i gjakut, për nevoja të spitaleve në vendin në tonë.

Fillimisht janë bërë nderime para bustit të heroit, në oborrin e shkollës dhe më pas është bërë edhe një ceremoni rasti, për organizimin e dhurimit vullnetar të gjakut. Në këtë aktivitet, morën pjesë edhe drejtori i arsimit në Malishevë, Blerim Thaçi, drejtori për kulturë, rini dhe sport, Rexhep Mazrreku, Këshilli i Bashkësisë Islame  në Malishevë, i prirë nga kryetari i saj, Sead Paçarizi, mësimdhënësit e shkollës dhe qytetarë të tjerë.

Të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet, i ka falënderuar drejtoresha e SHFMU “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, Rrezartë Mazreku-Kastrati.