Republika e Kosoves

Malishevë

U mbajt mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve

2018/08/06 - 12:02

Malishevë, 6 gusht

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ku ka kërkuar nga drejtoritë dhe sektorët përkatës, realizimin në kohë të të gjitha projekteve dhe planeve komunale, të parapara të realizohen në vitin 2018. Nga ana tjetër, drejtorët e drejtorive kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e tyre, gjatë javës së kaluar dhe për planet për javën në vijim.

Sipas drejtorëve të drejtorive, në terren janë duke u realizuar disa nga projektet e parapara për këtë vit deh deri më tani projektet që janë realizim, janë brenda planit dinamik për këtë vit, ndërsa u bë e ditur se gjatë kësaj jave do të fillojnë të realizohen edhe disa projekte tjera.

Sa i përket shërbimeve brenda institucioneve, u bë e ditur se përkundër rritjes së numrit të personave që kërkojnë shërbime në administratën komunale, deri më tani çdo gjë është duke shkuar mirë dhe shërbimet janë duke u ofruar pa probleme dhe pa vonesa.

Po ashtu edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, është rritur numri i pacientëve, por nuk ka ankesa në ofrimin e shërbimeve.