Republika e Kosoves

Malishevë

Vajzat U-15 nga Malisheva, nënkampione ballkanike në volejboll

2018/06/09 - 9:47

Ekipi i vajzave në volejboll, nga SHMU “17 Shkurti” nga Banja, janë shpallur nënkampion në kampionatin ballanik të volejbollit për grupmoshat U-15. Këtë e kanë konfirmuar në faqet zyrtare në facebook, Federata e Sportit Shkollor të Kosovës dhe Klubi i Volejbollit “Malisheva”.
Ndonëse kjo ishte hera e parë që një ekip nga Malisheva, merr pjesë në këto gara, suksesi nuk ka munguar, falë angazhimit të vajzave dhe trajnerit të ekipit, Liridon Telaku.
Pas suksesit të treguar, krahas shumë urimeve, nënkampionet e Ballkanit, i ka uruar edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtoresha komunale për sport, Besartë Kryeziu-Ramaj.
“Sporti në komunën tonë është duke u zhvilluar shumë dhe në këtë vit, sidomos me ekipet në grupmoshat e reja, jemi duke treguar rezultate të jashtëzakonshme. Këto suksese, sot u kurorëzuan me shpalljen nënkampione ballkanike, në volejboll, duke bërë krenar ne si Malishevë, por edhe si Kosovë”, ka thënë nënkryetari Berisha, pas përfundimit të kampionatit ballkanik në volejboll për vajza U-15.