Republika e Kosoves

Malishevë

Zyrtari Adem Mazreku, pranoi mirënjohjen për kontributin dhënë në Administratë

2020/10/14 - 3:11

Malishevë, 14 tetor

Zyrtari i Komunës së Malishevës, Adem Mazreku, sot e ka pranuar mirënjohjen e dhënë nga Ministria e Punëve të Brendshme, për kontributin e dhënë në fushën e administratës publike për vitin 2019. Kjo mirënjohje është ndarë në kuadër të shënimit të 23 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil.

Sot këtë mirënjohje, zyrtarit Mazreku, ja kanë dorëzuar, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku dhe menaxheri i personelit në Komunën e Malishevës, Gani Bahtjaraj.

Kryetari Begaj, drejtori Mazreku dhe menaxheri  personelit, Bahtjaraj, e kanë uruar zyrtarin Adem Mazreku për kontributin e  dhënë shërbimin  administratës publike në Komunën e Malishevës, për përkushtimin e tij në punë, duke u bërë shembull për të gjithë.