Republika e Kosoves

Malishevë

Njoftim për mbledhjen e tretë të KPF-së

2018/05/14 - 3:30

Mbledhja  e  -III-  (tretë)  e rregullt e  Komitetit për Politikë dhe Financa  për  vitit 2018,  do të mbahet ditën e Hënë,  me datë: 21.05.2018  duke filluar nga ora 13:30. Mbledhja do të mbahet në sallën e qeverise komunale   Për këtë mbledhje është propozuar ky rend i ditës:  

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/525 datë:12.04.2018  dhe marrja e vendimit për
procedurë të mëtejme  për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër,  të hapësirave publike për vendosjen e reklamave në qytezën e Malishevës.
  1. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/594 datë:20.04.2018 për shqyrtimin e draft-Planit të Integritetit  të Komunës së Malishevës për vitet 2018-2020.
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/598 datë: 23.04.2018, për marrjen  e vendimit në lidhje me miratimin  e draft-dokumentit, Plani i veprimit për Transparencë në Komunën e Malishevës për vitin 2018.
  3. Shqyrtimi  dhe miratimi i propozimit nr.01/649 datë:27.04.2018 i parashtruar nga Kryetari i
Komunës për shpalljen në interes publik të pronave private, sipas Elaboratit të shpronësimit. (e përsëritur).
  1. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/404 datë: 13.03.2018, e parashtruar nga zj.Servete
Krasniqi nga Malisheva, për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore (e përsëritur).
  1.   Shqyrtimi i Raportit i të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën Janar-Dhjetor 2017 (e përsëritur).
  2.    Shqyrtimi i Raportit  vjetor  Janar-Dhjetor 2017, i Qendrës  për  Punë  Sociale (e përsëritur).
  3.    Shqyrtimi i Planit të  Punës për  vitin 2018, i Qendrës  për  Punë  Sociale (e përsëritur).
  4. Shqyrtimi i Planit të Zyrës së Prokurimit Publik për vitin 2018 (e përsëritur).
  5. Paraqitja e raportit  nga Kryetari i Komunës  për punësimet në Komunën e Malishevës  me
kontratë  në vepër, sipas kërkesës së parashtruar  nga Grupi i këshilltarëve  të PDK-së.
  1.   Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.11/394  datë:20.04.2018, e  parashtruar nga DKAE në
Malishevë për të përkrahur financiarisht pagesën e tri pagave përcjellëse për personelin arsimor të cilët janë pensionuar në vitin 2015,2016,2017 dhe 2018, si dhe kërkesa nr.01/596 datë:20.04.2018, e  parashtruar nga Menaxheri i personelit në KK. Malishevë, për të përkrahur financiarisht pagesën e tri pagave përcjellëse për zyrtaret e administratës të cilët janë pensionuar në vitin 2014 dhe 2018.
  1. Debat mbi çështjet e barazisë gjinore në Institucionet publike të Komunës së Malishevës.
  2. Shqyrtimi i zbatimit të Udhëzimit Administrativ nr.02/2016  për Aktivitetet  Jashtëshkollore  nga
Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë.
  1.  Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/648 datë:27.04.2018 e parashtruar nga Sadik Bytyqi nga
fshati Shkozë KK.Malishevë, për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore.
  1. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.04/38 datë:25.04.2018 e parashtruar nga Kryetari i Komunës
, kërkesë për bartjen e mjeteve (THV) nga viti fiskal 2016 dhe 2017 në vitin fiskal  2018.
  1. Shqyrtimi dhe miratimi i projekt-Rregullores për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale për vitin
2018.
  1. Shqyrtimi i Raportit i të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën Janar-Mars 2018.
  2. Formimi i Këshillit Organizativ për kremtimin e festës zyrtare, Ditës së Çlirimit dhe Ditës së
Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, e cila do të mbahet me 16 Qershor 2018.
  1. Shqyrtimi i kërkesave.
  2. Të ndryshme.
  Malishevë, Maj 2018   Kryesuesi i Kuvendit Rrahim Morina