Republika e Kosoves

Malishevë

Prezantim i punës për periudhën janar-qershor 2020

2020/06/30 - 11:26

Të nderuar qytetarë të Komunës së Malishevës, për ditën e sotme ka qenë i paraparë të mbahet debati i parë publik me qytetarë, për këtë vit, mirëpo, për shkak të situatës së krijuar si pasojë e pandemisë së COVID-19, dhe rekomandimeve të dhëna nga institucionet shëndetësore, me qëllim të mos përhapjes së virusit, kemi vendosur që punën tonë në gjashtë muajt e parë, ta prezantojmë përmes ueb faqes zyrtare të komunës, ndërsa ne, përmes e-mailit zyrtar të komunës komuna.malisheve@rks-gov.net, do ti pranojmë të gjitha pyetjet, vërejtjet, sugjerimet dhe komentet e juaja, në një afat prej një jave dhe të gjitha këto, së bashku me përgjigjet nga ana jonë, do të jenë publike. Kërkoj mirëkuptimit tuaj dhe shfrytëzoj rastin edhe njëherë të ju bëj thirrje të gjithëve, që të vazhdoni t’u përmbaheni rekomandimeve të institucioneve shëndetësore, për mbrojtje nga virusi dhe të mos lejojmë përhapjen e tij, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të popullatës sonë.   Me respekt, Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj

Forma e aplikacionit: Prezantim i punës për periudhën janar-qershor 2020