Republika e Kosoves

Malishevë

Numri i banorëve

Sipas të të dhënave statistikore të regjistrimit të popullsisë, supozohet se komuna e Malishevës ka mbi 70 000 banorë.

Që nga regjistrimi i vitit 1971 deri më sot, vlerësohet se popullsia e komunës së Malishevës është rritur për 26,320 banorë ose për 1,010 banorë në vit. Numri i përgjithshëm i familjeve është 8,450, me numër mesatar të anëtarëve për familje 7,7.  Përderisa struktura nacionale është 99.9% shqiptarë dhe 0.1% komuniteti RAE. Numri i popullsisë në komunë ka tendencë të rritjes.