Republika e Kosoves

Mamushë

Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkroi Marrëveshjen me komunën e Mamushës

2021/03/10 - 3:44

Ministria e Zhvillimit Rajonal e udhëhequr nga Ministri z.Enis Kervan sot ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me komunën përfituese të Mamushës në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2021 për projekte të investimeve kapitale.

 

Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Enis Kervan përgëzoj komunën përfituese dhe i uroj suksese në zbatimin e projektit të përbashkët:

– Shtrimi I rrugëve lokale me kubëza

Kryetari i komunës së Mamushës z. Abdulhadi Krasnic ka falënderuar Ministrin e Zhvillimit Rajonal për përkrahjen dhe u zotua se do ta realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.