Republika e Kosoves

Mamushë

“Sot është mbajtur Ceremonia e shpërndarjes së  Çertifikatave të përfundimit  të Kursit të Gjuhës Shqipe

2020/12/21 - 9:17

Sot u mbajt Ceremonia e shpërndarjes së certifikatave të përfundimit të kursit në gjuhën “Shqipe”e mbështetur nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).
Në ceremoninë e shpërndarjes kanë marrë pjesë Kryetari i komunës së Mamushës Z. Abdülhadi Krasniç, zyrtarë të Komunës të cilët kontribuan në projekt dhe Drejtorë dhe mësimdhënës të Shkollave Fillore Anadolu. 
Në përputhje me kërkesat e drejtorëve dhe mësuesve të Shkollës Fillore Anadolu dhe shkollës së Mesme, kursi i gjuhës “Shqipe”, i organizuar bashkërisht midis komunës së Bashkisë Mamushës dhe IOM-it, ka përfunduar me sukses. Certifikatat për studentët tanë pjesëmarrës në kursin e gjuhës shqipe i ka shpërndarë Kryetari ynë Abdulhadi Krasniq
“Ne do të vazhdojmë të përmbushim kërkesat e studentëve tanë,” tha Krasniç, i cili mori pjesë në ceremoni. Kurset tona të gjuhës si kjo do të vazhdojnë. Ne përpiqemi sa më shumë që të mundemi për të rritur breza më të mirë dhe me cilësi më të lartë. Unë i përgëzoj të gjithë studentët tanë që patën sukses në kursin e gjuhës shqipe ”.
Kursi i gjuhës “Shqipe” po vazhdon qe dy vite. Për shkak të pandemisë, kursi i gjuhës ‘Shqipe’ tani e tutje do të vazhdojë online.