Hysen MUZLIUKAJ , drejtor i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme

Drejtor i Administratës së Përgjithshme

     

       HYSEN MUZLIUKAJ


 

               I lindur më 27.05.1984

Shkollimi  : 
Universiteti i Prishtinës- Fakulteti Juridik 

Email : Hysen.Muzliukaj@rks-gov.net



 

 CV forma e drejtorit Hysen MUZLIUKAJ


 

    Drejtoria e Adminstratës së Përgjithëshme kryejnë edhe këto detyra:

a) Zbatimin e dispozitave ligjore në organet e administratës komunale;
b) Planifikimin e buxhetit të drejtorisë dhe kujdesin për menaxhimin optimal të tij;
c) Shërbimet që kanë të bëjnë me fushën e logjistikës dhe funksionimin e saj, ku përfshihet menaxhimi i parkut të automjeteve, kujdesi për mirëmbajtjen e automjeteve zyrtare, furnizimi me derivate etj;
d) Sigurimi i lektorimit dhe përkthimit të materialeve të organeve të Komunës në gjuhët zyrtare;
e) Regjistrimi dhe mbajtja e evidencës së materialit zyrtar, që pranohet dhe dorëzohet nga depoja e Komunës;
f) Ofrimi i komunikimit korrekt me qytetarë, vënia në dispozicion të qytetarëve të kërkesave, t’i këshillojë dhe jep ndihmë juridike – administrative për mënyrën e plotësimit të kërkesave, regjistrimi i të gjitha kërkesave të palëve, raportimi për lëndët e kryera gjatë secilit muaj, arkivimi i lëndës arkivore dhe kujdesi për ruajtjen e saj;
g) Kujdesi për shërbimet postare, shërbimet e sigurimit dhe mirëmbajtës së objekteve;
h) Mirëmbajtja e pajisjeve të teknologjisë informative etj;
i) Shërbimet e gjendjes civile që përfshijnë statusin civil të qytetarëve;
j) Regjistrimin e  të lindurve, të kurorëzuarve dhe të vdekurve;
k) Lëshimin e certifikatave që dëshmojnë gjendjen civile të qytetarit, duke përfshirë edhe certifikatën e vendbanimit, si dhe ndërrimin e emrit personal;
l) Vërtetimin e origjinalitetit të dokumenteve të ndryshme;
m) Shërbimet që kanë të bëjnë me organizimin e qytetarëve nëpër lagje, fshatra, zyre të vendit, si dhe në bashkësi lokale;
n) Është përgjegjëse për vlerësimin dhe sigurimin e përputhshmërisë së politikave, legjislacionit dhe aktiviteteve të Komunës, me standardet e larta për të drejtat e njeriut, duke ofruar këshilla dhe rekomandime organeve të Komunës dhe qytetarëve lidhur me të drejtat e njeriut;
o) Sigurimin e barazisë së qytetarëve në realizimin e të drejtave dhe obligimeve të përcaktuara me ligj.
 


   pdf_ico.gifDrejtoria e Administratës së Përgjithshme - Fletpalosja