Asllan ISUFI, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtjen e Mjedisit

DSC_0286.JPG     Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtjen e Mjedisit


                ASLLAN ISUFI


                   I lindur më 15/04/1970


Shkollimi : Fakulteti i Shkencave kriminalistike, Krimiologjisë dhe Studimeve të Sigurisë  - Universiteti i Sarajevës


E-mail :
Asllan.Isufi@rks-gov.net



pdf_ico.gifCV forma e drejtorit Asllan ISUFI

 


  Drejtori  për Mbrojtjen e Mjedisit kryejnë edhe këto detyra:

a. Angazhohet për zvogëlimin gradual të ndotjes, degradimit dhe dëmit mjedisor, si dhe zvogëlimin ose ndalimin e atyre aspekteve ekonomike dhe të aktiviteteve të tjera që përbëjnë rrezik të madh për shëndetin e njeriut dhe mjedisin; 
b. Angazhohet në mbrojtjen e biodiversitetit, duke tentuar arritjen e balancit ekologjik në territorin e Komunës dhe më gjerë; 
c. Kujdeset për mbikëqyrjen për shfrytëzimin racional dhe të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe të tokës prodhuese si dhe mbrojtjen e akumulimeve gjenetike të natyrës; 
d. Harton programin dhe bën mbikëqyrjen e pamjeve të vlefshme të natyrës, propozon  zonat e reja për  mbrojtje, mbron dhe bënë rehabilitimin e diversitetit dhe vlerave kulturore dhe estetike të peizazhit; 
e. Hartimin e masave të arsyeshme për mbrojtjen e mjedisit në mënyrë që të jenë në përputhje me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, në pajtim me ligj, aktet tjera të nxjerra ligjore e nënligjore;
f. Hartimin e masave që kanë për qëllim kontrollin e nivelit të zhurmës në territorin e Komunës;
g. Sigurojnë qasje të pa penguara  në informata mjedisore dhe të mundësojnë    
h. pjesëmarrjen e publikut;
i. Harton dhe zbaton Planin Lokal për veprim në Mjedis (PLVM), Rregulloren Komunale për Mjedis;
j. Propozon masat për monitorimin e cilësisë, mbrojtjen dhe ruajtjen e ujit, ajrit, tokës dhe natyrën e zonës së Komunës dhe siguron zbatimin e tyre; 
k. Përkujdeset për zbatimin e masave për mbrojtje nga efektet e dëmshme të ujërave;
l. Bën mbikëqyrjen dhe inspektimin e administrimit të qëndrueshëm me vlerat natyrore si: ajri, uji, toka, pyjet, lëndët minerale etj.  Të mirat natyrore publike si: hapësirat e gjelbëruara, brigjet e lumenjve si dhe vlerat e veçanta si: gjeodiversiteti, biodiversiteti dhe bota e egër bimore dhe shtazore;
m. Harton Planin për Menaxhimin e Mbeturinave;
n. Bën mbikëqyrjen  dhe mbrojtjen e popullatës nga helmimi me plumb dhe metale të rënda dhe aplikon programe remediate;
o. Bën mbikëqyrjen dhe kontrollimin e kushteve të sigurisë së jetës dhe shëndetit të njerëzve, në vend ndërtim dhe rreth tij, gjatë zhvillimit të punimeve; 
p. Përgatit programin për uljen e nivelit të ndotjes së mjedisit dhe propozon projekte për mbrojtjen e mjedisit në bashkëpunim me MMPH, institucione të tjera dhe donatorë;
q. Ofron leje mjedisore dhe pëlqime mjedisore 
r. Organizon aktivitete të rregullta dhe vizita në terrene pyjore, në lidhje me planet operative vjetore
s. Vendos kontakte me APK-në në nivel regjional, lidhur me menaxhimin  e pyjeve dhe tokave pyjore;
t. Bashkëvepron me inspektoret e tregut komunal dhe inpsektoret nga niveli qendror, lidhur me kontrollimin dhe qarkullimin e masës drunore e cila vihet në qarkullim;
u. Bënë kontrollimin e prerjeve sipas licencave të aprovuara më parë, tërheqjes së asortimenteve dhe transportit të tyre të terreneve të përcaktuara nga planet vjetore operacionale;
v. Harton të dhëna ditore, javore dhe mujore për sortimentet e prodhuara ne te gjitha fazat, në shfrytëzimin e pyjeve dhe te njëjtat i dorëzon shërbimin përkatës në drejtori;
w. Kontrollon mbledhjen e prodhimeve jodrusore, këpurdhave , bimëve mjekuese, farave, të drunjve të rrezuar, të dëmtuar, të sëmur etj.
x. Monitoron përmes  rojeve të pyllit gjendjen ditore të rajoneve pyjore, ushtrojnë të drejtat ligjore ndaj personave fizik dhe juridik lidhur me dëmet që i shkaktohen pyjeve;
y. Jep pëlqim për mbrojtjen e hapësirave pyjore, konform planeve  të Komunës;
z. Kryen veprimet procedurale administrative nga përgjegjësia e drejtorisë, sipas Rregulloreve të Kuvendit të Komunës, si dhe punët tjera të caktuara nga Kryetari i Komunës;