Ekrem SADIKU , drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

DSC_0475.JPGDrejtor i Drejtorisë së Bujqësisë  dhe Zhvillimit Rural

       

             EKREM SADIKU

 

                    I lindur më 16.09.1981     



Shkollimi : Fakulteti i Shkencave Matematiko Natyrore   
 
E-mail : Ekrem.Sadiku@rks-gov.net


400_F_36092786_IrsEQ39moKymTC5OV2Ykr7QlKdrZYTzg.jpg CV forma e drejtorit Ekrem SADIKU



  Drejtoria e Drejtorisë së Bujqësisë  dhe Zhvillimit Rural kryejnë edhe këto detyra:
 
 a. Në bashkëpunim me ministrinë përkatës dhe institucionet tjera relevante dhe në përputhje me objektivat e politikes bujqësore dhe zhvillimit rural harton plane dhe  programe për zhvillim të bujqësisë në nivel Komunal;
b. Përcjell dhe koordinon zbatimin e ligjeve në lëmin e bujqësisë duke përfshirë prodhimtarinë bimore, blegtorale, resurset natyrore, dhe merr pjesë aktive në hartimin e programeve-politikave zhvillimore për zonat rurale; 
c. Nxitë dhe inkurajon fermerët për të investuar në rritjen e kapacitete të tyre bujqësore;
d. Planifikimin, zhvillimin dhe kujdesin permanent të shfrytëzimit së tokës bujqësore për nevojat dhe interesat e Komunës;
e. Propozimin dhe hartimin e politikave komunale të zhvillimit së bujqësisë, blegtorisë, hortikulturës dhe agroturizmit;
f. Mbledh, përgatit dhe shpërndan tek fermerët dhe industria agro-përpunuese  informacionet për bujqësi dhe zhvillim rurale  nëpërmjet zyrës;
g. Siguron mbajtjen e statistikave bujqësore mbi sipërfaqet bujqësore, prodhimtarinë bujqësore, fondin blegtoral, mekanizmin bujqësor, kapacitetet përpunuese të prodhimeve bujqësore, tregjet etj.
h. Angazhime në krijimin  dhe zbatimin e programeve - politikave  për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve shtëpiake, në kuadër të programeve kombëtare;
i. Bashkëpunim dhe koordinim i punëve me të gjitha organizatat që zhvillojnë dhe ndihmojnë aktivitetet bujqësore dhe mjedisore si dhe ofron asistence për fermerë për të aplikuar në grante të MBPZHR dhe ne organizata te ndryshme;
j. Ndërrimin e përkohshëm ose të përhershëm të destinimit të tokës bujqësore në bashkëpunim me organin kompetent për planifikim hapësinor;
k. Ndihmon në gjenerimin e të ardhurave në zonat rurale përmes aktiviteteve bujqësore;
l. Përmirësimi i jetës së popullatës në zonat rurale;
m. Prezanton teknika moderne të shërbimeve këshillimore në zonat rurale; 
n. Zhvillimi i agroturizmit rural në nivel komune.