Egzon Jashari, drejtor i Drejtorisë për Gjeodezisë, Kadastrit dhe Pronës

Drejtor i Drejtorisë për Gjeodezisë, Kadastrit dhe Pronës

 

      LL.M.  EGZON  JASHARI 

                     I lindur më 10.12.1987


Shkollimi : Universiteti I Prishtinës,  Fakulteti Juridik, Studimet Postdiplomike - MASTER 

E-mail : Egzon.Jashari@rks-gov.net   



pdf_ico.gifCV forma e drejtorit Egzon JASHARI



Drejtoria për Gjeodezisë, Kadastrit dhe Pronës kryejnë edhe këto detyra:
 
 a. Është përgjegjëse për zhvillimin dhe organizimin e kapaciteteve kadastrale, rrjetën referuese homogjene, për sigurimin e Hartave Orto–Foto, rikonstruimin e informatave kadastrale në formë digjitale, modelin e sistemit informativ mbi tokën dhe pronën; 

b. Bënë vlerësimin e pronës sipas kritereve dhe standardeve dhe rregulloreve në fuqi; 
c. Sigurimi i zotërimit të tokës, reduktimin e kontesteve për tokën; 
d. Përmirësimin e transferimit të tokës, menaxhimi i tokës shtetërore dhe efikasiteti në taksimin e tokave; 
e. Planifikimi i rrjetit me pika të reja kontrolluese dhe themelimi i pikave të reja kontrolluese;
f. Digjitalizimi i pikave poligonale dhe trigonometrike, vektorizimi i planeve të skanuara (ngastrave dhe zonave kadastrale); 
g. Azhurnimi i pjesës grafike në bazë të dokumenteve dhe matjeve të reja dhe transformimi me parametrat e dhëna për transformim; 
h. Shërbimet e mirëmbajtjes së klasifikimit dhe kulturave të tokës; 
i. Ndarjen e ngastrave dhe shënimi i kufijve në rastin e eksproprijimit dhe kryen procedurat rreth eksproprijimit të tokës;
j. Inspektimin e sipërfaqes së ndërtesave dhe përpunimi i skicave të ndarjeve për ndërtesa dhe banesa;
k. Regjistrimin e pronës së paluajtshme dhe regjistrimin e tokës komunale; 
l. zhvillon procedurat e regjistrimit sipas detyrës zyrtare dhe zhvillon procedurat e regjistrimit sipas kërkesës së palëve; 
m. Bën korrigjimin e regjistrit sipas procedurave dhe zbaton të gjitha dispozitat pozitive në fuqi lidhur me regjistrimin e pronës;
n. Azhurnimi e pronës në bazë të dokumenteve të verifikuara dhe shënimeve të tjera nga dokumentacioni arkivor, azhurnimi i regjistrit të ndërrimeve të mjeteve nga terreni; 
o. Kryen procedurat rreth transaksioneve të pronës publike dhe kryen procedurat e blerjes dhe shitjes së pronës për Komunën;
p. Shqyrton dhe kryen procedurat administrative, për kthimin e tokës pronarëve të mëparshëm; 
q. Mbron pronën komunale - publike nga uzurpimet dhe udhëheq procedurat lidhur me këtë çështje; 
r. Bën vërtetimin dhe zbaton shitblerjen e pasurisë së patundshme; 
s. Bën regjistrimin e ndërtesave kolektive dhe organizon mirëmbajtjen e pjesëve të përbashkëta të ndërtesave kolektive; 
t. Udhëheq me kadastrën etazh të banesave dhe menaxhon me banesat dhe objektet të tjera të Komunës dhe mbanë evidencën për to;
u. Kryen procedurat për vërtetimin e transaksioneve dhe regjistrimin e tyre në librat etazh; 
v. Përgatitë specifikacione, propozime për tender,  për kryerjen e punëve që bëjnë pjesë në sferën e drejtorisë 
w. Propozon tarifat për shërbimet që ofron;
x. Ushtron kompetenca të tjera të parapara me ligj, të deleguara nga pushteti qendror.