Erseka HASANAJ, Drejtoresh e Drejtorisë për Shëndetësi

 Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi

 

    ERSEKA HASANAJ
          
      e lindur më: 30.11.1990



Shkollimi : Menaxhment dhe Informatikë


 E-mail :
Erseka.Hasanaj@rks-gov.net

  

    Drejtoria për Shëndetësi kryejnë edhe këto detyra:
 
 a. Është përgjegjëse për sigurimin dhe zbatimin e  kujdesit parësor shëndetësor si dhe përcjelljen e gjendjes shëndetësore në Komunë, në pajtim me dispozitat ligjore;
b. Inspektimin e qendrave private të përkujdesit parësor shëndetësor;
c. organizon dhe zbaton  mbikëqyrjes profesionale dhe juridike të shëndetësisë primare;
d. Planifikon dhe menaxhon buxhetin e bazuar ne nevojat lokale, duke u mbështetur në udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë;
e. Kujdesin shëndetësor mendor të bazuar në bashkësi; 
f. Mbikëqyrë situatat në raste të epidemive në nivel komunal;
g. Kujdeset për cilësinë e ujit të pijshëm dhe artikujve Higjenik;
h. Vlerësimin e nevojave lokale për shëndetësinë primare;
i. Vendosjen e objektivave për kujdesin primar shëndetësor;
j. Zbaton dispozitat ligjore dhe rregulloret komunale në fushën e shëndetësisë primare;
k. Zbaton normat, standardet e infrastrukturës dhe burimeve njerëzore të miratuara nga MSH-ja;
l. Përcaktimi i prioriteteve lokale dhe objektivave në bazë të informatave, konform strategjisë së kujdesit parësor shëndetësor;
m. Mbikëqyrë dhe koordinon Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare;
n. Zbaton vendimet e Kryetarit dhe vendimet e Kuvendit;
o. Ushtron edhe kompetencat tjera që dalin nga ligjet e veçanta, Statuti i Komunës, akte nënligjore dhe të deleguara nga pushteti qendror.