Naser MUJA , drejtor për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë

Naser--muja1-(3).jpg
Drejtor për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë

    

           NASER MUJA 

 

            I lindur më 22.05.1964

\
Shkollimi : 
Shkolla e lartë pedagogjike dhe Inxhinier i komunikacionit      
 
E-mail : Naser.Muja@rks-gov.net


 
pdf_ico.gifCV forma e drejtorit Naser MUJA




 Drejtoria e Shërbime Publike dhe Infrastrukturë kryejnë edhe këto detyra:
 
 a. Planifikimin dhe mnaxhimin e investimeve kapitale në infrastrukturën publike;
b. Përcakton dhe mbikëqyrë ofrimin e shërbimeve publike lokale, duke përfshirë furnizimin me ujë, rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit dhe përpunimin e ujërave të zeza dhe trajtimin e mbeturinave;
c. Organizon mirëmbajtjen verore dhe dimërore, pastrimin e rrugëve dhe trotuareve të qytetit dhe rrugëve lokale;
d. Sigurimin e mirëmbajtjes se parqeve, hapësirave publike dhe varrezave;
e. Funksionimin e tregjeve;
f. Koordinon aktivitetet dhe jep pëlqimin për veprimtarinë e transportit publik të udhëtarëve dhe mallrave, me kompanitë publike dhe shoqatat e taksistëve individual dhe operatorëve juridik sipas rregulloreve;
g. Cakton linjat dhe rendin e udhëtimit për transportin publik të udhëtarëve;
h. Bën menaxhimin e shërbimit “Merimangë”, sipas rregullores, si dhe organizon procedurat për ankand publik për automjetet e konfiskuara, që kalojnë afatin e paraparë me ligj;
i. Siguron sinjalizimin vertikal dhe horizontal të rrugëve ekzistuese dhe rregullon komunikacionin në qytet;
j. Bën mbylljen e rrugëve për shfrytëzimin e tyre në raste të veçanta( festa shtetërore, punë të veçanta në interes të shtetit dhe Komunës dhe punë të ngjashme);
k. Bashkëpunon me kompanitë që ofrojnë shërbime rreth përcaktimit të çmimeve të ujit, të lidhjeve, ndërhyrjeve teknike dhe mbikëqyrjen e orarit të reduktimeve;
l. Kujdeset për  riparimin dhe mirëmbajtje e ashensorëve;
m. Është përgjegjëse për ndriçimin publik;
n. Merr pjesë në komisionin për pranim teknik të punëve të kryera – ndriçimin publik,mirëmbajtjen e rrjetit publik dhe sinjalizimin;
o. Bën konsultimet me nivelin qendror për ndërtimin, riparimin e shenjave apo ndryshimin e rrugëve ndër-komunale që ndikojnë në Komunë;
p. Është kompetente për lëshimin e lejeve që i përkasin Komunës për vendosjen e pengesave rrugore (policë të shtrirë);
q. Ushtron kompetencat tjera të përcaktuara me ligjet tjera me statut, aktet nënligjore  të deleguara nga pushteti qendror.
 


pdf_ico.gifDrejtoria për Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës - fletpalosje