Sami Zeka, drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Urbanizmit

DSC_0285.JPGDrejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Urbanizmit

         

                  SAMI ZEKA

 

  
                  I lindur më 21.08.1962


 

Shkollimi : Inxhinier i Diplomuar i Arkitekturës


E-mail : Sami.B.Zeka@rks-gov.net

  pdf_ico.gifCV forma e drejtorit Sami ZEKA




Drejtoria e Planifikimit dhe Urbanizmit kryejnë edhe këto detyra:
 
 a. Planifikon zhvillimin hapësinor dhe urbanistik, përcjellë dhe studion zhvillimin hapësinor të Komunës. (sipas metodologjisë bashkëkohore);
b. Harton programe, planin zhvillimor të Komunës, planin zhvillimor urban, dhe Planet rregulluese urbane të vendbanimeve dhe tërësive tjera;
c. Në procesin e hartimit të planeve hapësinore, bashkëpunon dhe sinkronizohet me të gjitha subjektet pjesëmarrëse në planifikimin dhe zhvillimin e qytetit dhe Komunës; 
d. Përgatit plane të detajuara urbanistike, projektet urbanistiko arkitektonike për lagje dhe tërësi të caktuara të qytetit dhe Komunës;
e. Harton programe-detyra projektuese me ndihmën e ekspertëve të përzgjedhur për organizimin e konkurseve  urbanistiko – arkitektonike në nivel vendor dhe ndërkombëtar;
f. Përgatit dhe ofron informacione bazë dhe dokumente për përgatitjen, miratimin apo ndryshimin e planeve hapësinore, urbanistike, rregulluese dhe planeve të detajuara të qytetit dhe të Komunës;
g. Përcakton kushtet urbanistike dhe arkitektonike për hartimin e dokumentacioneve investivo-teknike për ndërtimin e objekteve lidhur me realizimin e projekteve kryesore urbanistike dhe zgjedhjet e tyre arkitektonike; 
h. Propozon dhe miraton kriteret për vendosjen e objekteve të përkohshme, pajisjeve dhe elementeve mikro-urbane në territorin e qytetit dhe Komunës;
i. Jep pëlqime për ndërtimin e objekteve të rëndësisë lokale dhe zhvillimeve të tjera;
j. Organizon dhe kontrollon dokumentacionin teknik; 
k. Organizon dhe cakton grupin profesional për mbikëqyrje , pranime teknike të         objekteve ndërtimore dhe shërbime tjera përkatëse; 
l. Lëshon vërtetime për gjendjen e objekteve të ekzekutuara;
m. Konstaton dhe delegon informatat për objektet e ndërtuara në mospërputhje me ligjet ndërtimore, standardet dhe dokumentacionet urbanistike në fuqi;
n. Jep leje për përdorimin e objekteve të përfunduara; 
o. Bashkëpunon me subjektet përkatëse komunale në fushën e rregullimit të tokës ndërtimore; 
p. Propozon krijimin e zonave të tokës së ndërtimit dhe përpunon lokacionet për   dhënien  e tokës për shfrytëzim;  
q. Përgatit propozimet e rregulloreve dhe akteve tjera nga lëmi i ndërtimit, planifikimit, projektimit dhe rregullimit hapësinor; 
r. Udhëzon dhe orienton subjektet nga fusha e ndërtimit, bashkëpunon me subjektet udhëheqëse dhe personat juridik nga fusha e ndërtimit, ofron të dhënat dhe informata të tjera bazike profesionale të nevojshme, për punën e udhëheqjes komunale;
s. Koordinon dhe kryen punët procedurale nga lëmi i ndërtimit;
t. Harton projekt programin për vlerësimin e gjendjes ekzistuese të tokës ndërtimore të Komunës; 
u. Propozon dhe zbaton programin e veçantë për rregullimin e gjendjes ekzistuese të tokës ndërtimore të Komunës; 
v. Organizon dhe trajnon grupet profesionale dhe kapacitetet njerëzore për procedurën e legalizimit. Organizon dhe cakton grupin profesional për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave (dokumentacioneve) për legalizim;
w. Organizon dhe cakton grupin profesional për vlerësimin e objekteve ilegale;
x. Konstaton dhe delegon informatat për objektet e ndërtuara në mospërputhje me ligjet ndërtimore, standardet, dokumentacionet urbanistike në fuqi dhe veçmas me rregulloren dhe manualin për legalizim; 
y. Shqyrton – harton programe për ndërtimin e infrastrukturës dhe objekteve kapitale në tërësitë  hapësinore ilegale;
z. Bashkëpunon me subjektet përkatëse komunale në fushën e rregullimit të tokës   ndërtimore dhe me të gjitha subjektet tjera përkatëse;
aa. Koordinon dhe kryen punët procedurale nga lëmi i ndërtimeve ilegale; 
bb. Kryen detyra të tjera në pajtim me dispozitat ligjore,  akte nënligjore dhe rregullore komunale dhe të deleguara.
 

 pdf_ico.gifDrejtoria për Planifikim dhe Urbanizëm - fletpalosje