Lajmet   Lajmrim për diskutim Publik: Rregulloren Nr. xx/2017 për plotësim të Rregullores Nr. 04/2014 Për aut

Lajmrim për diskutim Publik: Rregulloren Nr. xx/2017 për plotësim të Rregullores Nr. 04/2014 Për auto taxi, transport të udhëtarëve në territorin e Komunës së Mitrovicës - 31 mars 2017

Njoftohen të gjithë qytetarët, grupet e interesit dhe palët tjera të interesuara që të marrin pjesë në debatin publik i cili do të mbahet të martën më dt. 11.04.2017 në Sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës duke filluar nga ora 14:00. 
 KUVENDI I KOMUNËS SË MITROVICËS SË JUGUT 
Nr. 02-060/01-0010327/17-2 dt. 23.02.2017
Mitrovicë
 
 
L A J M Ë R I M
 
 
Kuvendi i Komunës së Mitrovicës në mbledhjen e mbajtur më dt. 23.02.2017  shqyrtoi Draft-Rregulloren për plotësim të Rregullores Nr. 04/2014 Për auto taxi, transport të udhëtarëve në territorin e Komunës së Mitrovicës; të njëjtën e ka miratuar në parim dhe në pajtim me nenin 12, të Statutit të Komunës dhe nenin 9, të Udhëzimit Administrativ të MAPL-së Nr. 05/2013 për Transparencën në Komuna; vë në diskutim publik: 
 
 
Rregulloren Nr. xx/2017 për plotësim të Rregullores Nr. 04/2014 Për auto taxi, transport të udhëtarëve në territorin e Komunës së Mitrovicës
 
 
Njoftohen të gjithë qytetarët, grupet e interesit dhe palët tjera të interesuara që të marrin pjesë në debatin publik i cili do të mbahet të martën më dt. 11.04.2017 në Sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës duke filluar nga ora 14:00. 
Të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet do të shqyrtohen nga drejtoritë përkatëse, komitetet përkatëse të Kuvendit të Komunës dhe Komisioni Statutar. 
Njëkohësisht të gjithë qytetarët dhe të interesuarit tjerë në afatin prej 14 ditësh nga dita e publikimit të këtij njoftimi të gjitha komentet, vërejtjet, sugjerimet dhe pikëpamjet mund t’i bëjnë përmes ueb faqes së Komunës http:/kk.rks-gov.net/mitrovice ose drejtpërdrejtë në Zyrën pritëse dhe Zyrën Nr. 60 të Sekretarisë së Kuvendit të Komunës, ku edhe mund të merret rregullorja e lartpërmendur.
 
 
Mitrovicë                                                                          Kryetari i Komunës 
27.03.2017                                                                         ________________
                                                                                                                                               Agim BAHTIRI       
 

RSS

Sign in