Lajmet   NJOFTIM : Tubimin publik për vitin 2016

NJOFTIM : Tubimin publik për vitin 2016 - 15 qershor 2016

Mbledhja do të mbahet të enjten më dt. 30.06.2016 në Sallën e Kuvendit të Komunës duke filluar nga ora 14:00.
 KRYETARI I KOMUNËS
Nr. 01/06-43585 dt. 15.06.2016 
Mitrovicë
 
Në zbatim të nenit 68, pika 1, të Ligjit Nr. 03/L-040 Për vetëqeverisje lokale; neneve: 13, 14 dhe 15, pika 1, të Statutit të Komunës së Mitrovicës; nenit 8, pika 2, të Rregullores Komunale Nr. 01/2011 për transparencë; Kryetari i Komunës në bashkëpunim me Kryesuesin e Kuvendit të Komunës për të enjten më dt. 30.06.2016: 
 
 
T H Ë R R E T
Tubimin publik për vitin 2016 
 
 Tubimi publik është i karakterit të hapur dhe mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit, grupet e interesit apo organizatat që kanë interes në Komunë.
 
Tubimit do t’i propozohet ky rend dite:  
 
1. Raport mbi punën e ekzekutivit në gjashtëmujorin e parë 2016 
2. Propozime, sugjerime, komente dhe pyetje nga ana e të pranishmëve
 
 
Mbledhja do të mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës duke filluar nga ora 14:00.
 
 
 
 
Mitrovicë         Kryetari i Komunës
             ________________  
                                                                            Agim BAHTIRI 
 
 

RSS

Sign in