Lajmet   Lajmet   Bashkëpunime të reja midis komunave dhe organizatave joqeveritare të Maqedonisë dhe Kosovës

Bashkëpunime të reja midis komunave dhe organizatave joqeveritare të Maqedonisë dhe Kosovës - 13 nëntor 2017

 23316503_1800323413593792_6949595138626926277_n.jpg Ditë më parë një grup punëtorësh nga komunat e Kosovës së bashku me përfaqësues të Shoqatave dhe Organizatave të cilat veprojnë në Kosovë , ku të shoqëruar ishin edhe me përfaqësuesit e organizatës “MALASI”, nga Malisheva ,"PREDA Plus Kosovë dhe me përfaqësues të organizatës " Arbeiter Samariter Bund -ASB," të cilët në fakt ishin edhe organizatorët kryesor të këtij udhëtimi , kanë vizituar vendet të ndryshme të Maqedonisë, me ç'rast janë njoftuar nga afër me kulturat e tyre .
 Gjatë qëndrimit në Maqedoni, pjesëmarrësit u informuan më gjerësisht me ecurinë dhe punën që bëjnë institucionet komunale dhe të tjera, si dhe bizneset afariste në Maqedoni.

Përveç kësaj, u krijuan raporte të mira dhe rrjete të reja bashkëpunimi.
 
Po ashtu, pjesëmarrësit në këtë vizitë studimore fituan eksperiencë pozitive nga fusha e funksionimit të institucioneve dhe bizneseve në Maqedoni, si dhe krijuan raporte të mira që do të kontribuojnë në zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
 
Vlen të theksohet se nuk është përjashtuar mundësia që vizita të tilla të mbahen edhe në Kosove.
23376484_1800323686927098_8349290889728152469_n.jpg

23376257_1800323426927124_8644959085480706552_n.jpg
 

RSS

Sign in