Lajmet   Lajmet   Është aktivizuar platforma elektronike përmes së cilës qytetarët mund të ndikojnë në përmirësimin e

Është aktivizuar platforma elektronike përmes së cilës qytetarët mund të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve publike - 16 mars 2017

DSC_0348-(2).JPG Pas nënshkrimit ditë më parë të memorandumit nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri dhe Driton Selmanaj, përfaqësues i Demokraci Plus (D+), është aktivizuar platforma elektronike për përmirësimin e shërbimeve publike, që ka për qëllim ofrimin e mundësisë për qytetarët e komunës për përmirësimin e shërbimeve publike nën përgjegjësinë komunale
 
 Përfaqësuesit e Demokraci Plus, kanë organizuar një seminar njëditor me zyrtarët e komunës që janë të angazhuar në shërbimet komunale që janë në fokus të qytetarëve dhe kanë përgjegjësinë më të madhe përmirësimin e shërbimeve publik pas vërejtjeve që përmes platformës do i bëjnë qytetarët e komunës.

Platforma elektronike mundëson  angazhimin e qytetarëve të Mitrovicës në përmirësimin e shërbimeve publike në lagjet dhe fshatrat ku jetojnë e punojnë.
 
Përmes platformës qytetarët qysh tani kanë mundësinë që të raportojnë nga vendi i ngjarjes përmes telefonave mobil në e-mail të komunës për problemet në trotuar e rrugë (gropta e pengesat tjera), problemet në ndriçimin publik, mbeturina, parkim ilegal dhe për pirjen e duhanit brenda në lokale, që është e ndaluar me ligj.
 
Përgjegjësia kryesore e komunës lidhur me këtë platformë është që të angazhohet për trajtim të kërkesave dhe raportet e qytetarëve në lidhje me zgjidhjen e problemeve të tyre që kanë të bëjnë me shërbimet publike komunale.
 
Ndërkaq, përgjegjësia kryesore e D+ është që të mirëmbaj në mënyrë të paanshme politike platformën që duhet të shërbej si medium për qytetarët e Mitrovicës që të raportojnë problemet me shërbimet publike në lagjet apo fshatrat e tyre.
 
Problemet, ankesat  apo vërejtjet e tyre qytetarët drejtuar komunës, mund t’i paraqesin përmes adresës elektronike www.ndreqe.com
 
 

RSS

Sign in