Lajmet   Lajmet   Gratë ndërmarrëse gjejnë mbështetjen tek komuna e Mitrovicës

Gratë ndërmarrëse gjejnë mbështetjen tek komuna e Mitrovicës - 20 prill 2017

 18009777_1712658449026956_1046791724_n.png
 
Drejtoria për Buxhet dhe Financa, Drejtoria për Bujqësi e Zhvillim Rural  dhe OJQ CECD-Friends, nga Mitrovica, kanë  mbajtur  një takim  me gratë ndërmarrëse të komunës, me ç’rast është diskutuar për rrethanat dhe kushtet e të bërit biznes, për problemet dhe të arriturat e deritashme.
 Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nasuf Aliu,  i inkurajoi gratë ndërmarrëse që të kenë më shumë iniciativa të këtilla komunikimi dhe aktivitete për hulumtimin e fondeve dhe mundësive për mbështetje promocionale, që do të ndikonin në zgjerimin e bizneseve të tyre, gjë që njëkohësisht do fuqizoheshin  kapacitetet e tyre dhe rrjedhimisht do të rritej punësimi.
 
Ai me këtë rast u shpreh të jetë i gatshëm që të ndihmoj gratë në kuadër të rrethanave që lejojnë për realizimin e synimeve të tyre, duke premtuar njëkohësisht se gratë nga veriu i Mitrovicës do të ekspozojnë nga tani produktet e tyre në panairet tona pa pagesë, si dhe të mbështeten nga komuna dhe drejtoria e tij në mënyrë që të arrijnë suksese më të mëdha në përmirësimin e ekonomive të tyre.
 
Valbona Sadiku,  koordinatore në OJQ CECD-Friends i inkurajoj gratë pjesëmarrëse për bashkëpunim dhe komunikim më të madh me komunën Mitrovicës, ndërsa pjesëmarrëset tjera në takim patën rastin e prezantimit të tyre dhe bizneset që i përfaqësojnë në pika të shkurtra,  si dhe planet e tyre për zhvillim të mëtutjeshëm.
 
Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financave, Nysret Maxhera, falënderoj gratë  pjesëmarrëse  në këtë takim  dhe më pas  u zotua se Drejtoria  për Buxhet dhe Financa do të mbështes çdo kërkesë të arsyeshme grave ndërmarrëse, aq sa është e mundur, duke bashkëpunuar ngushtë në këtë drejtim edhe me Drejtorinë për Bujqësi dhe Zhvillim. Ai premtoi se do të nis procedurat e rishikimit të Rregullores për Taksa Komunale, me qëllim të lirimit të grave ndërmarrëse nga taksat për 3 deri në 5 vite.
 
Në ndërkohë, drejtori Aliu, bëri një përmbledhje 3 vjeçare të aktiviteteve dhe projekteve të zhvilluara, duke theksuar se  femrat në agro-biznes kanë rritur numrin  e tyre  si përfituese, duke shkuar ai  në 195 përfituese.
 
Ai në vazhdim i njoftoi gratë ndërmarrëse me planet e Drejtorisë për vitin 2017  dhe për vitet në vijim, duke shprehur synimin  për të themeluar fondin për ndërmarrësi, i cili do të mundëson hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e bizneseve.
 
Në fund gratë ndërmarrëse shprehën kërkesën për  organizimin e vazhdueshëm të panaireve për prodhimet vendore dhe mbështetjen  direkte nga projektet e planit të punës ose përmes  donatorëve të ndryshëm.
 
Ato falënderuan dy drejtorët për mbështetjen e deri tanishme dhe për mundësinë e dëgjimit të kërkesave të tyre, duke shpresuar se takime të këtilla do të ketë edhe në vazhdim.
 
 
 
18052590_1712658379026963_1465322888_n.png
 

RSS

Sign in