Lajmet   Lajmet   Ka organizuar sërish Komuna e Mitrovicës aktivitete për gratë e të pagjeturve

Ka organizuar sërish Komuna e Mitrovicës aktivitete për gratë e të pagjeturve - 20 prill 2017

 18072880_1712620662364068_1607663606_n.jpg
Me rastin e fillimit të Javës së Personave të Pagjetur, Njësia për të Drejta të Njeriut në Mitrovicë, edhe këtë radhë ka organizuar një aktivitet me kryefamiljaret e personave të pagjetur, të cilat akoma nuk din për fatin e më të dashurve të tyre, të cilët ishin  zhdukur gjatë luftës së fundit
 Një autobus  me  rreth 25 gra kryefamiljare, është nisur  të enjten nga Mitrovica për në qytetin e Pejës dhe të  Gjakovës.
 
 Ato fillimisht do të  takohen me shoqatat e te pagjetureve në këto qytete  pastaj do të vizitojnë  varrezat në Mehe të Gjakovës.
 
 
 Njësia për të Drejtat e Njeriut, i mbështet vazhdimisht me mjete financiare këto organizata të personave të pagjetur .

Fitim Rama,nga zyra për të Drejtat e Njeriut  theksoj se  qëllimi i këtyre vizitave është që të takohen me  gratë e tjera  kryefamiljare  që kanë dhimbjen e njëjtë, që së paku të bashkëbisedojnë për çështjen e fatit të njëjtë që patën më të dashurit e tyre.
 
Ky aktivitet është organizuar nga Njësia për të Drejta të Njeriut, në bashkëpunim me shoqatën e familjarëve të të pagjeturve “Zëri i Prindërve”, ndërkaq është mbështetur financiarisht nga komuna e Mitrovicës.
 

RSS

Sign in