Lajmet   Lajmet   Komuna dhe Bashkësia Islame bisedojnë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore

Komuna dhe Bashkësia Islame bisedojnë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore - 19 prill 2017

 unnamed-(25).jpg
 Nënkryetari i Komunës, Faruk Mujka dhe drejtori i Drejtorisë për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Besnik Beka, kanë pritur një delegacion një delegacion të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), me në krye Fatmir Ilazin, zëvendëskryeimam në Kryesinë e BIK-ut dhe kryetarin e Bashkësisë Islame  (BI) të Mitrovicës, Burim Veliu, me të cilët kan biseduar për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit
 
 Pasi kanë vlerësuar se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të Komunës së Mitrovicës dhe BI-së është i mirë dhe i vazhdueshëm, Mujka e Beka i kanë njoftuar mysafirët për mundësinë e realizimit të një projekti, përkatësisht asfaltimit të të një rruge që kalon afër xhamisë në Iliridë, por që mund të realizohet me ndihmën e BI-së.
 
“Rruga lidh lagjen përreth xhamisë në Iliridë me rrugën magjistrale që shpie për në detin Adriatik dhe ka një rëndësi për mijëra qytetarë që jetojnë andejpari. Ajo është me rëndësi edhe për xhematin e xhamisë, të cilët do ta kenë më lehtë kryerjen e obligimeve të tyre fetare kur ajo të asfaltohet. Por, për tu realizuar ky projekt, rruga duhet të kaloj nëpër pronën e xhamisë, andaj kërkojmë nga ju që të na mundësoni këtë”, thanë drejtuesit komunal.
 
Zëvendëskryeimami në Kryesinë e BIK-ut, Fatmir Ilazi, tha se pikërisht për të biseduar për këtë çështje ky delegacion qëndron në Mitrovicë.
 
“Jemi këtu për të dëgjuar nga ju se si është puna dhe ta diskutojmë së bashku çështjen. Ne në BIK gjithmonë jemi për bashkëpunim  me institucionet komunale dhe i mbështesim të gjitha kërkesat e tyre kur janë të realizueshme e që janë në interes, jo vetëm të xhematlive, por edhe të qytetarëve në përgjithësi. Do të dalim së bashku në terren për të parë situatën dhe besoj se kjo çështje do të zgjidhet në të mirë të qytetarëve”, tha ai.
 

RSS

Sign in