Lajmet   Lajmet   Komuna është e interesuar të mbështet HANDIKOS-in

Komuna është e interesuar të mbështet HANDIKOS-in - 20 mars 2017

 unnamed-(1).jpgNënkryetari komunës, Faruk Mujka, ka biseduar me përfaqësuesit e HANDIKOS-it në Mitrovicë, Skender Demi dhe Afrim Peci, për gjendjen në këtë organizatë joqeveritare dhe mundësitë e mbështetjes nga  komuna për projektet që i realizon ajo 
 Përfaqësuesit e HANDIKOS-it i thanë nënkryetarit Mujka se shoqata e tyre funksion dhe vepron në kushte tejet të vështira dhe se për këtë arsye edhe nuk po mund të realizoj projekte me rëndësi për anëtarësinë e saj.

Ata thanë se HANDIKOS-i në Mitrovicë numëron 873 anëtarë, të cilët janë të angazhuar dhe presin realizimin e projekteve të ndryshme, me të cilat synojnë përmirësimin e kushteve  të aktiviteteve dhe jetës së tyre.
 
Demaj dhe Peci i thanë nënkryetarit Mujka se aktualisht kanë nevojë për mbështetjen materiale të komunës për regjistrimin dhe zhdoganimin e një automjeti që është donacion i UNDP-së e që është i më se i nevojshëm për veprimtarinë e shoqatës.
 
“UNDP na ka dhurua një automjet që po na mundëson kryerjen e aktiviteteve dhe ofrimin e shërbimeve të nevojshme për anëtarësinë tonë e cila siç dihet ka nevoja të mëdha. Me këtë automjet ne transportojmë personelin mjekësor dhe të tjerët deri tek anëtarësia jonë me probleme të lëvizjes, pastaj këta persona i transportojmë për në institucione të ndryshme shëndetësore për ofrimin e shërbimeve dhe kryejmë edhe shumë punë të tjera. Mirëpo, ne nuk kemi mjete për regjistrimin dhe zhdoganimin e automjetit, andaj na duhet patjetër mbështetja e komunës”, thanë ata.
 
Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, tha se drejtuesit e komunës i mirëkuptojnë problemet dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet HANDIKOS-i, andaj edhe kanë vullnet dhe gatishmëri për të ndihmuar aq sa lejojnë mundësitë buxhetore.
 
“Ne do të angazhohemi për të bërë zgjidhje edhe sa i përket  mbështetjes për regjistrimin dhe zhdoganimin e këtij automjeti, por edhe për sigurimin e një hapësire më të përshtatshme për veprimtarinë e shoqatës, si dhe mbështetje edhe për projekte të tjera me rëndësi për anëtarësinë e shoqatës”, tha ndër të tjera Mujka.
 
 

RSS

Sign in