Lajmet   Lajmet   Kryetari Bahtiri është takuar me zëvendëskryetarin e komunës së Preshevës, Xhelal Mehmeti

Kryetari Bahtiri është takuar me zëvendëskryetarin e komunës së Preshevës, Xhelal Mehmeti - 19 prill 2017

 
DSC_0225.JPGKryetari i komunës Agim Bahtiri, ka takuar të mërkurën në Prishtinë zëvendëskryetarin e komunës së Preshevës, Xhelal Mehmeti, me çrast kanë biseduar për mundësitë e komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet dy komunave në fusha të ndryshme.
 Me këtë rast kryetari Bahtiri tha se është në interes të qytetarëve të të dyja komunave që të ketë një  lidhje të  fuqishme dhe kjo mund të bëhet me vënien e kontakteve dhe vizitave të drejtuesve të komunave, por edhe qytetarëve të tyre.
 
Kryetari Bahtiri me këtë rast i tha nënkryetarit të Preshevës, Mehmti, se planifikon që shumë shpejtë ta vizitojë Luginën e Preshevës,  me qëllim të njoftimit nga afër me zhvillimet e komunës dhe identifikimin e mundësive dhe fushave për bashkëpunim të ndërsjellë, bashkëpunim ky i cili është në interes të të dyja komunave dhe qytetarëve të tyre.
 
 “Vizita ime ka për qëllim që në kontakte të drejtpërdrejta të këmbejmë përvojat pozitive në funksionimin e pushtetit lokal, të bashkëbisedojmë me vëllezërit tanë dhe të krijojmë ura bashkëpunimi në ato fusha ku mundësitë janë reale”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.
 
Ndërkaq, zëvendëskryetari i Preshevës, Xhelal Mehmeti, e njoftoi fillimisht kryetarin Bahtiri me gjendjen aktuale në komunë dhe vështirësitë me të cilat ajo po ballafaqohet  në realizimin e politikave që kanë për qëllim zhvillimin e ekonomik dhe përmiërsimin e gjendjes ekonomiko-sociale të qytetarëve.
 
 “Kemi një gjendje jo-stabile ekonomike, me papunësi të lartë deri në 70 %, gjë që nënkupton se edhe varfëria është e lartë. Ne po bëjmë përpjekje maksimale që të dalim nga kjo gjendje. Lidhja me komunat e Kosovës bashkëpunimi me to, dhe këmbimi i përvojave, do të kontribuonte në këtë drejtim”, tha   zëvendëskryetari Mehmeti.
 
 Ai falënderoj kryetarin  Bahtiri për interesimin e dhe gatishmërinë për të vizituar Luginën e Preshevës, duke e vlerësuar këtë si një hap të vullnetit të mirë për të bashkëpunuar me institucionet e atjeshme.
 
“Duke ditur se keni  përvojë të mirë në zhvillimin e bizneseve, ju me vizitën tuaj mund të na ndihmoni në vënien e kontakteve me investitorë të huaj dhe në këtë mënyrë do të kontribuoni në zhvillimin e komunës tonë”, i tha Mhehmeti kryetarit Bahtiri.
DSC_0219-(2).JPG
 

RSS

Sign in