Lajmet   Lajmet   Kryetari Bahtiri mori pjesë në Panairin ndërkombëtar “Prishtina 2017”

Kryetari Bahtiri mori pjesë në Panairin ndërkombëtar “Prishtina 2017” - 19 prill 2017

 DSC_0184.JPG
Organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe me mbështetje të Qeverisë së Kosovës, të mërkurën në Qendrën e Panaireve në fshatin Shkabaj është hapur Panairi i 18-të i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2017”
 Me këtë rast kryetari Bahtiri, fillimisht falenderoj të pranishmit që morën pjesë në këtë panair ku më pas  theksoj se zhvillimi ekonomik në Kosovë dita ditës është duke e gjetur rrugën e duhur drejt pavarsimit të saj  .
 “Ne duhet t'i përkrahim bizneset në Kosovë, andaj dhe i ftoj publikisht  edhe institucionet e Kosovës  që të ndihmojnë  edhe me tej njerëzit e biznesit, sepse ata dinë të krijojnë vende pune, mirëpo ju duhet ende  ndihmë nga ne ”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri.DSC_0181.JPG
 
Në anën jëtër edhe Safet Gërxhaliu nga Oda Ekonomike e Kosovës, theksoj  se në këtë panair po marrin pjesë 105 pjesëmarrës nga rajoni dhe bota.
 
“Edhe pse është vështirë të ndahet politika nga ekonomia, megjithatë kjo prani e vendeve të tjera tregon se zhvillimi ekonomik po e gjen rrugën e tij në mënyrë sa më të pavarur”, tha ai.
 
 
Në panair po ashtu morrën pjesë edhe një delegacion nga Kina, të cilët kishin ardhur për tu njohur  nga afër me prodhimet “Made in Kosova”.
 
Panairi do të jetë i hapur nga ora 9 e 30 deri në 16:00 deri në ditën e shtunë.
Ai mbështetet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e Zhvillimit Ekonomik dhe ajo e Financave.
DSC_0196.JPG
 

RSS

Sign in