Lajmet   Lajmet   Në prag të Kurban Bajramit ndihmohen familjet skamnore në Mitrovicë

Në prag të Kurban Bajramit ndihmohen familjet skamnore në Mitrovicë - 29 gusht 2017

 
21106321_1445658705470828_8926682158929916138_n.jpgBashkësia Islame e Kosovës, në bashkëpunim  me Drejtorinë për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, në Mitrovicë,  kanë ndihmuar të martën me pako me mish familjet nevojtare të kësaj komune
 Sipas të dhënave të drejtorisë në fjalë, nga kjo shpërndarje me mish kanë përfituar gjithsej 150 familje nevojtare, ku pesha e pakos  ka qene 7 deri ne 8 kg .
 
Drejtori i Drejtorisë për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Qazim Nimani, theksoj se   shumë familje nuk i kanë mundësitë e duhura për të bërë një jetë normale andaj kjo ndihmë  është shumë e  mirëseardhur për familjet skamnore të komunës sonë.
 
 
“Në mënyrë që sadopak t'ua zvogëlojmë hallet e mëdha që ata i kanë, dhe që sofra e tyre të jetë më e begatshme në ditën e Kurban Bajramit, falë bashkëpunimit  me Bashkësinë Islame të Mitrovicës  kemi arritur që të sigurojmë mish Kurbani, për familjet në asistencë sociale, të cilat i kemi të evidentuara në Qendrën për Punë Sociale” tha  drejtori i Drejtorisë për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Qazim Nimani.
 
Vlen të theksohet se  Komuna e Mitrovicës,  si gjithmonë me rastin e festave të Bajramit vazhdon tu  dal në ndihmë me pako ushqimore familjeve të varfra, duke u përpjekur maksimalisht që me ndihma t’i përfshijë ato familje që vërtet janë në gjendje të vështirë ekonomike, e që sado pak ne keto menyra  atyre t’ua zbusin varfërinë.
 

RSS

Sign in