Lajmet   Lajmet   Nënkryetari Mujka priti kolonelin e KFOR-it Hans Jorg Fischer

Nënkryetari Mujka priti kolonelin e KFOR-it Hans Jorg Fischer - 10 janar 2018

26173054_377448552707215_4549472354675134411_o.jpgNënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, sot është takuar me komandantin e Detashmentit të Përbashkët Rajonal-Veri, kolonel Hans Jorg Fischer, ku ishte i pranishëm edhe komandanti i stacionit jugor të policisë, kapiteni Ahmet Xhosha.
Qëllimi i këtij takimi ishte angazhimi i përbashkët në meremetimin e urës dytësore mbi lumin Sitnicë, afër urës kryesore në hyrje të tunelit në Bair, para restorantit “Vila Lux”. Ky renovim i urës, i cili pritet të bëhet në fund të muajit janar tregon për një bashkëpunim të lartë ndërmjet Komunës, KFOR-it dhe policisë.
 
Ndërsa komandanti i Stacionit jugor të policisë, Ahmet Xhosha, ka mirëpritur iniciativën e KFOR-it për meremetimin e urës së lartpërmendur duke ofruar gadishmëri dhe bashkëpunim në çdo kohë.
 
Për meremetimin e urës është e domosdoshme që fillimisht ajo të ndalohet për qarkullim për banorët e asaj ane, ndërsa para se të fillohet me punimet do të vendosen shenjat përkatëse për ndalimin e qarkullimit nëpër urë dhe do të mirren të gjitha masat e duhura të sigurisë.
 
 
Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për zhvillimet në Komunën e Mitrovicës, zgjedhjet e fundit lokale dhe sigurinë.
 
Nënkryetari Mujka dhe kolonel Fischer, janë shprehur të gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin në mes institucioneve lokale të Mitrovicës dhe paqeruajtësve të KFOR-it në Kosovë.
 
Mujka ka falënderuar KFOR-in, të cilët përveç sigurisë po angazhohen edhe në realizimin e projekteve në fusha të ndryshme për të lehtësuar jetën e qytetarëve.
 
Koloneli Fischer, shprehu përkushtimin për krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e që është edhe mision i KFOR-it në Kosovë.

RSS

Sign in