Lajmet   Lajmet   Njoftim - Mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës - Seanca e 46

Njoftim - Mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës - Seanca e 46 - 24 gusht 2017

Llogo-komona.jpg
KUVENDI I KOMUNËS SË MITROVICËS SË JUGUT
Nr. 02-060/01-0067278/17 dt. 23.08.2017 
Mitrovicë
 
Në zbatim të nenit 43, paragrafi 1, dhe nenit 44, paragrafët: 1 dhe 2, të Ligjit Nr. 03/L-040 Për vetëqeverisje lokale; nenit 30, paragrafi 8, dhe nenit 33, paragrafi 6, të Statutit të Komunës së Mitrovicës; respektivisht nenit 3, paragrafët: 3, 7 dhe 8, të Rregullores Komunale për punën e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës; Kryesuesi i Kuvendit të Komunës për të enjten më dt. 31.08.2017:
 
T H Ë R R E T
Mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës
Seanca e 46
 
 Mbledhja do të ketë këtë:
 
REND DITE:
 
1. Betimi i anëtarit të ri të Kuvendit të Komunës 
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
3. Propozim-vendim për ndryshim të pjesshëm të Vendimit të Kuvendit të Komunës nr. 02/06-21821/10 të dt. 26.02.2015 Për emërtim dhe riemërtim të rrugëve lokale të Komunës së Mitrovicës
4. Plani Lokal për Mbeturina Inerte nga ndërtimi dhe prishjet në Komunën e Mitrovicës
5. Raport nga dëgjimet buxhetore me qytetarë lidhur me planifikimin e buxhetit të vitit 2018-2020
6. Raport financiar për realizimin e buxhetit komunal janar - qershor 2017
7. Raport i përfundimit të vitit mësimor 2016/17 dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2017/18
8. Raporti i Auditimit për raportin financiar vjetor të Komunës së Mitrovicës për vitin 2016
9. Pyetje dhe përgjigje 
 
Mbledhja do të mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës duke filluar nga ora 11:00.
 
Mitrovicë                                               Kryesuesi i Kuvendit
             __________________
                                                                              Bislim IMERI



Të bashkangjitur keni materialin e Kuvendi të Komunës - Seanca e 46 
linku :
 https://kk.rks-gov.net/mitrovice/Municipality/Assembly/Materialet-e-Mbledhjeve-te-Kuvendit.aspx (kliko)
 

RSS

Sign in