Lajmet   Lajmet   Njoftim për fermerët

Njoftim për fermerët - 19 prill 2017

Llogo-komona.jpgKomuna e Mitrovicës përmes Drejtorisë  për Bujqësi dhe Zhvillim Rural sipas Planit të Punës për  vitin 2017  ka marr vendim për mbështetjen e sektorit të pemëtarisë duke i subvencionuar fermerët për ngritjen e infrastrukturës në pemishtet ekzistuese në sipërfaqës prej 0.50 ha me pemë drufrutore dhe prej 0.10 ha me pemë të imta ( rrethoja dhe sistemi i ujitjes).
 Të drejtë aplikimi në këtë projekt kanë të gjithë fermerët të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara nga Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, si :
 
Të jetë banorë i Komunës së Mitrovicës
Të ketë sipërfaqe me pemë
Të posedojnë  sipërfaqe të mjaftushme të tokës
Pas përzgjedhjes së  përfituesve, participimi i përfituesve do të  jetë 20%  të shumës së përfituar
Dokumentacioni i nevojshëm :
1. Kërkesën e plotësuar për aplikim
2. Kopja e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës
3. Lista poseduese e tokës ( në qoftëse mirret toka me qira, duhet të ketë kontrat së paku 3 vjeqare)
4. Vërtetimin e tatimit në pronë
 
Vëmendje:
Marrja e aplikacioneve si dhe dorëzimi i dokumenteve bëhet në zyrën pritëse, Komuna e Mitrovicës në  Nr.10, prej datës 18.04.2017 deri 28.04.2017.
 

RSS

Sign in