Lajmet   Lajmet   UNDP mbështet Mitrovicën me plane kundër korrupsionit

UNDP mbështet Mitrovicën me plane kundër korrupsionit - 20 prill 2017

 17990509_10208636630059799_8320203836022523193_o.jpg
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur  të enjten këshilltarin e lart të  UNDP-së,  Mato Maer dhe Arben  Isufin, monitorues në projektin SAEK në kuadër të UNDP-së.
 
 
 
 Në takim ishin të pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit Sami Zeka dhe   drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Mjedis  në komunën e Mitrovicës, Saad Gashi, me bashkëpuntorin e tyre.
 
Në takim u diskutua për vazhdimin e  bashkëpunimit të ndërsjellët  në lidhje me hartimin  dhe zbatimin e Planit për Integritet, i cili njihet edhe si plani kundër korrupsionit, si dhe për mundësinë e vazhdimit të  bashkëpunimit në mes të UNDP-së dhe komunës së Mitrovicës.
 
Këshilltari i UNDP-së,  Mato Maer, tha se  ky plan i cili është implementuar deri më tani, është obligim ligjor që rrjedh nga Strategjia Kundër Korrupsioni, që është miratuar nga Parlamenti i Kosovës.
 
“Ky plan specifikon kornizat kryesore që mund të përdoren për parandalimin e korrupsionit, për vendosjen e sistemit të integritetit në Komunë dhe për ngritjen e transparencës për të qenë sa më afër qytetarëve”,  ka thënë ai.
 
Kryetari Bahtiri,  pasi i falënderoi zyrtarët e lartë të UNDP, për mbështetjen që UNDP i ka dhënë deri tash Mitrovicës, tha se është për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit dhe se do t’i paraqet ndryshimet e nevojshme në Kuvend.
 
Ai tha  se  shpreson që shumë shpejt të miratohet edhe ky plan me disa ndryshime të vogla, të cilat do të shqyrtohen dhe pasi që të miratohet në Kuvend,  do të filloi zbatimi i tij, për çka do të mobilizohen të gjithë bashkëpunotrët dhe shërbyesit e tyre civil.
 
Përfaqësuesit e UNDP-së  theksuan se me kënqaësi do të vazhdojnë bashkëpunimin me komunën  e Mitrovicës, në mënyrë që të punohet bashkërisht për identifikimin e problemet  dhe tejkalimin e tyre.
 17966250_10208636634459909_2304215234661153770_o.jpg

RSS

Sign in