Lajmet   Lajmet   Veprimtar dhe biznesmen të dalluar shqiptar, u takuan me kryetarin Bahtiri

Veprimtar dhe biznesmen të dalluar shqiptar, u takuan me kryetarin Bahtiri - 05 janar 2018

26221160_377126696072734_1276451128212434077_o.jpgKryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në takim koordinatorin e Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës, Gani Fejza, i shoqëruar nga sportisti i dalluar Enver Idrizi dhe afaristët Mahir Rexhepi e Adem Sadriu.
Gani Fejza një afarist i suksesshëm dhe veprimtar i njohur, i cili është pjesë e Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës me seli në Dallas të SHBA-ve, është shprehur se arsyeja kryesore e kësaj vizite është për të përgëzuar kryetarin Bahtiri për fitoren e tij në zgjedhjet e fundit lokale dhe për të ofruar mbështetjen e plotë të diasporës në zhvillimin ekonomikë të vendit.
 
Ai më tutje ka shtuar se rrjetizimi i bizneseve shqiptare nëpër botë mundëson përafrimin e biznesmenëve shqiptarë dhe rritjen e bashkëpunimit mes tyre për investime në trojet shqiptare.
 
Kryetari Bahtiri ka shfrytëzuar këtë takim për të falënderuar kontributin e diasporës jo vetëm në çështjet kombëtare por edhe për rolin e tyre të rendësishëm në zhvillimin ekonomik, ndërsa bëri thirrje për investime më të mëdha nga diaspora duke ofruar një mjedis të sigurtë dhe lehtësira për investitorë të huaj.

26198641_377126692739401_5405649550795312031_o.jpg

RSS

Sign in