Lajmet   Lajmet   Zhvillohet në Mitrovicë tryeza e konsultimit për Projektligjin e Mbrojtjes së Fëmijëve

Zhvillohet në Mitrovicë tryeza e konsultimit për Projektligjin e Mbrojtjes së Fëmijëve - 06 nëntor 2017

DSC_0027.JPGNën kujdesin e Qendrës së Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) si dhe organizatës Save the Children , të premten në qytetin e Mitrovicës është zhvilluar tryezë e diskutimit lidhur më Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijës.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, kandidatët për ansamble komunale të Komunës së Mitrovicës, kandidatë për kryetar komune, koordinatori komunal për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Fitim Rama , Besa Veseli nga Zyra për Barazi Gjinore , mësimdhënës , drejtorë shkollash, përfaqësues të organizatave civile si dhe përfaqësues nga Zyra e Avokatit të Popullit.

Gjatë këti takimi, fjalën e mori drejtori ekzekutiv nga ATRC, Kushtrim Kaloshi, i cili fillimisht mbajti një fjalë përshëndetëse , duke nënvizuar se qëllimi i kësaj tryeze ishte që të mbledhë të gjithë akterët e rëndësishëm komunal dhe të diskutojnë më gjerësisht lidhur me rekomandimet nga kjo tryezë, e që në fakt do të shërbejnë si argument plotësuese, dhe të gjeturat të adresohen me tutje tek Projektligji për Mbrojtjen e Fëmijës.
 
Projektligji për mbrojtjen e fëmijës, ka për qëllim të mbroj fëmijën nga të gjitha format e dhunës, abuzimit, keqpërdorimit, shfrytëzimit, lënies pas dore, apo ndonjë formë tjetër që vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e fëmijës.
 
Ky projektligj po ashtu ka për qëllim të garantojë dhe të sigurojë përgjegjësitë e prindërve,familjes, shoqërisë dhe të shtetit në kujdesin, mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijës.
 
Me këtë projektligj pra, pritet të përcaktohet krijimi i një sistemi të mirëfillt ligjor për mbrojtjen e fëmijës në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, si dhe të krijohet një ambient i sigurte për rritjen dhe zhvillimin e tyre.

DSC_0025.JPG

RSS

Sign in