Çertifikata e lindjes

Nëse jeni të regjistruar, mund t`ia bëni kërkesën zyrtarit të gjendjes civile në të cilën ndodhet regjistri i të lindurve për ju.
Në secilën dosje të Regjistrimit të Lindjes duhet të gjendet komplet dokumentacioni i nevojshëm për regjistrimin e lindjes. Dokumentacioni që përmban dosja ndryshon varësisht nëse lindja ka ndodhur në institucion shëndetësor, jashtë institucionit shëndetësor apo jashtë vendit.
Nëse konstatohet se në dosjen e regjistrimit të lindjes gjenden:

    * Kërkesa për regjistrimin e lindjes
    * Fletë lëshimi i institucionit shëndetësor publik apo privat ku ka
      ndodhur lindja,
    * Certifikata e martesës për prindërit e fëmijës,
    * Procesverbali për pranimin e atësisë, nëse fëmija është jashtëmartesor,
    * Fotokopjet e dokumenteve të identifikimit për prindërit e fëmijës.
    Për fëmijët e braktisur, vërtetimi i organit të kujdestarisë.

- Për fëmijën e lindur jashtë institucioneve shëndetësore (në shtëpi) lëshohet,  në dosjen e regjistrimit të lindjes duhet të gjenden këto dëshmi:

    * Kërkesa për regjistrimin e lindjes,
    * Vërtetimi i institucionit shëndetësor për vaksinimin e kryer,
    * Certifikata e martesës për prindërit e fëmijës,
    * Procesverbali për pranimin e atësisë, nëse fëmija është jashtëmartesor,
    * Deklarata e së paku dy dëshmitarëve që kanë asistuar gjatë lindjes
    apo kanë njohuri të drejtpërdrejta për lindjen e fëmijës jashtë
     institucionit shëndetësor,
    * Fotokopjet e dokumenteve të identifikimit të prindërve të fëmijës.

- Për certificate të lindjes për fëmijën e lindur jashtë territorit të Kosovës
   duhet që në dosjen e regjistrimit të lindjes gjenden:

    * Kërkesa për regjistrimin e lindjes, origjinale,
    * Certifikata e lindjes internacionale apo ekuivalenti i lëshuar nga shteti
       i lindjes,
    * Certifikata e martesës për prindërit e fëmijës, fotokopje
    * Procesverbali për pranimin e atësisë, nëse fëmija është jashtëmartesor,
    * Fotokopjet e dokumenteve të identifikimit të prindërve të fëmijës.

Certifikata e lindjes, vlen për afat të pakufizuar, nëse nuk pëson ndryshime në të dhëna, përveç në rastin kur përdoret për martesë sipas LSC.

pdf_ico.gifKerkese-per-regjistrimin-e-lindjes-dhe-leshimin-e-certifikates

pdf_ico.gifMostra për plotësimin e kërkesës