Udhëzimi Administrativ Nr.03/2009-MPB dhe Nr.04/2009-MPB (Udhëzime Administrative për fitimin dhe humbjën e shtetësis së Kosovës)

               UDHËZIMI ADMINISTRATIV Nr.03/2009
           

Procedura e Regjistrimit dhe e lëshuarës së Certifikatës së Shtetësisë.

   

Shtetësia e Republikës se Kosovës fitohet me lindje nëse ne kohën e lindjes se fëmijës te dy prindërit janë shtetas te Republikës se Kosovës.

Parashtrimi i kërkesës bëhet personalisht nga personi i interesuar për marrjen e certifikatës së shtetësisë.

 

Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:

 

  • Certifikatën e lindjes
  • Certifikata  e kurorëzimit të prindërve,     
  • Fotokopja e dokumentit të identitetit.

PROCEDURAT E FITIMIT TË SHTETËSISË ME LINDJE NË KOSOVË KU NJERI PRIND ËSHTË SHTETAS I KOSOVËS

 

Kërkesa për regjistrimin e shtetësisë me lindje ne Kosove  ku njeri prind ka shtetësinë e Kosovës, parashtrohet personalisht apo  përmes njërit prind për persona te mitur sipas vendbanimit te parashtruesit te kërkesës ne Zyrën komunale te Gjendjes Civile ne Republikën e Kosovës.

 

Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:

 

  • Certifikata e lindjes se fëmijës
  • Certifikata  nga regjistri i Gjendjes Civile ose ndonjë dëshmi tjetër te vlefshme qe dëshmon shtetësinë e prindërve ne Kosove.
  • Pajtimi i fëmijës me te vjetër se 14 deri ne 18 vjeç.
  • Pajtimi me shkrim i prindërit  me shtetësi tjetër  i vërtetuar ne ketë rast Komisioni për Shtetësi i MPB-se, siguron qe fëmija te mos mbetet pa shtetësi nëse prindi ne fjale nuk e jep pajtimin e ti/saj/

PROCEDURA E FITIMIT TE SHTETËSISË  KUR FËMIJA ËSHTË I LINDUR JASHTË KOSOVËS DHE PRINDI TJETËR ËSHTË ME SHTETËSI TE PANJOHUR OSE PA SHTETËSI

 

Regjistrimi i shtetësisë kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës dhe njeri prind ka shtetësinë e Kosovës, ndërsa prindi tjetër është me shtetësi te panjohur ose pa shtetësi, kërkesa parashtrohet personalisht apo përmes njërit prind për persona te mitur sipas vendbanimit te parashtruesit te kërkesës  ne Zyrën komunale te Gjendjes Civile ne Republikën e Kosovës.

 

Kërkesë duhet bashkangjitur këto dëshmi:

 

  • Certifikatën e lindjes se fëmijës
  • Certifikatën nga regjistri i Gjendjes Civile te prindit ose ndonjë dëshmi qe dëshmon shtetësinë e tij ne Kosove.
  • Pajtimi i fëmijës me te vjetër se 14 deri ne 18 vjeç.
  • Pajtimi me shkrim i prindit qe nuk e posedon shtetësinë e Kosovës i vërtetuar, ne ketë rast Komisioni për Shtetësi i MPB-se, siguron qe fëmija te mos mbetet pa shtetësi nëse prindi ne fjale nuk e jep pajtimin e ti/saj/

PROCEDURA E FITIMIT TE SHTETËSISË NËSE FËMIJA ËSHTË I LINDUR JASHTË KOSOVËS DHE PRINDI TJETËR KA SHTETËSI TJETËR POR TE DY PRINDËRIT PAJTOHEN ME SHKRIM QE FËMIJA TE FITOJ SHTETËSINË E KOSOVËS

 

Kërkesa për regjistrimin e shtetësisë kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës dhe prindi tjetër ka shtetësi tjetër por te dy prindërit pajtohen me shkrim qe fëmija te fitoj shtetësinë e Kosovës parashtrohet përmes njërit prind sipas vendbanimit te parashtruesit te kërkesës ne Zyrën komunale te Gjendjes Civile ne Republikën e Kosovës. Kjo dispozite duhet te ushtrohet para se fëmija te ketë mbushur moshën 14 vjeçare.

 

Kërkese duhet bashkangjitur këto dëshmi:

 

  • Certifikatën e lindjes se fëmijës
  • Certifikatën nga regjistri i Gjendjes Civile te prindit ose ndonjë dëshmi qe dëshmon shtetësinë e tij ne Kosove
  • Pajtimi me shkrim i prindërve  i vërtetuar, ne ketë rast Komisioni për Shtetësi i MPB-se, siguron qe fëmija te mos mbetet pa shtetësi nëse prindi ne fjale nuk e jep pajtimin e ti/saj/.

FITIMI I SHTETËSISË ME LINDJE NE TERRITORIN E REPUBLIKËS SE KOSOVËS

 

Ne rastet kur fëmija është gjetur ose është lindur ne territorin e Republikës se Kosovës prindërit te cilët janë te panjohur, atëherë ai e fiton shtetësinë e Republikës se Kosovës me rastin e regjistrimit ne Regjistrin e Lindjes dhe regjistrohet sipas detyrës zyrtare ne Regjistrin e Shtetësisë.


PROCEDURA E FITIMIT  TE SHTETËSISË  KUR FËMIJA ËSHTË I LINDUR NE KOSOVE NDËRSA PRINDËRIT KANE SHTETËSI TJETËR POR KANE LEJE QËNDRIMIT TE VLEFSHËM NE KOSOVE

Ne rastet kur fëmija është i lindur brenda territorit te Republikës se Kosovës ndërsa prindërit e tij  kane shtetësi tjetër por kane leje qëndrimi te vlefshëm ne Republikën e Kosovës, fëmija mund te fitoj shtetësinë e Kosovës me pëlqimin e te dy prindërve.

 

Kërkesës për fitimin e shtetësisë duhet bashkangjitur:

 

  • Certifikata e lindjes se fëmijës
  • Kopjet e dokumenteve te identifikimit dhe dëshmi  e vlefshme te qëndrimit ne Republikën e Kosovës  për te dy prindërit.
  • Pajtimi me shkrim i prindërve  i vërtetuar, ne ketë rast  Komisioni për Shtetësi i MPB-se, siguron qe fëmija te mos mbetet pa shtetësi nëse ndonjëri prej prindërve nuk  jep pajtimin.

PROCEDURA E APLIKIMIT PËR FITIMIN E SHTETËSISË SE KOSOVËS ME NATYRALIZIM

 

 

Kërkesa për fitimin e shtetësisë se Kosovës me natyralizim parashtrohet nga personi i huaj i moshës madhore personalisht ne Zyrën e Gjendjes Civile sipas vendbanimit te parashtruesit te kërkesës ne Republikën e Kosovës.

 

Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:

 

  • Dëshminë që nuk është nen hetime penale dhe  nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga organi kompetent i shtetit te huaj shtetas i te cilit është parashtruesi i kërkesës apo shtetit ne te cilin ai/ajo ka pasur vendbanimin e fundit jo me te vjetër se 6 muaj.

___________________________________________________________

  • Certifikata e lindjes dhe martesës për personat e martuar
  • Dëshmi të lejes se vlefshme te qëndrimit për  5 vite (te lindurit ne Kosove dhe pasardhësit e tyre – kontrata mbi qiranë e vërtetuar 
  • Dëshmi qe i ka përmbushur te gjitha detyrimet financiare nga Administrata Tatimore e Kosovës.  (MITROVICË)
  •  Dëshmi nga Zyra Komunale e Tatimit ne Pronë mbi përmbushjen e obligimeve tatimore.  ( KOMUNË, NR. 6)
  • Dëshmi për banimin adekuat për parashtruesin e kërkesës dhe vartëseve te tij.(DËSHMI QË POSEDON SHTËPI,(BANESË).
  • Dokument qe dëshmon njohuri elementare ne njërën prej gjuhëve zyrtare.(QENDRA PËR KURSE TË GJUHËVE TË HUAJA).
  • Dëshminë qe nuk është nen hetime penale dhe qe nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga gjykata kompetente e Republikës se Kosovës.     (GJYKATA THEMELORE NË MITROVICË)
  • Vërtetim nga Policia e Kosovë(STACIONI POLICOR MITROVICË )
  • Dëshmi  qe posedon mjete te mjaftueshme materiale për te siguruar jetesën e vet dhe personave për mbajtjen e te cilëve është përgjegjës pa shfrytëzuar skema sociale.   (Q.P SOCIALE)
  • Dokument i vlefshëm identiteti ne kopjen e vërtetuar me fotografin e poseduesit qe duket qarte.
  • Deklaratën e betimit me shkrim qe e pranon rendin kushtetues dhe juridik te Republikës se Kosovës. (PRANË ZYRTARIT TË SHTETËSIVE).
  • Taksa administrative ne raste te fitimit  ne shume prej 150 euro.
 

 

PROCEDURA E APLIKIMIT  PËR FITIM E SHTETËSISË SE KOSOVËS ME NATYRALIZIM I/E BASHKËSHORTIT

 

Kërkesa e personit te huaj i cili është bashkëshort i shtetasit te Kosovës për fitimin e shtetësisë me natyralizim parashtrohet personalisht apo nëpërmjet përfaqësuesit ligjor ne Zyrën e Gjendjes Civile sipas vendbanimit te parashtruesit te  kërkesës ne Republikën e Kosovës.

 

 

Kërkesës duhet bashkangjitur:

  • Dëshminë që nuk është nen hetime penale dhe  nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga organi kompetent i shtetit te huaj shtetas i te cilit është parashtruesi i kërkesës apo shtetit ne te cilin ai/ajo ka pasur vendbanimin e fundit jo me te vjetër se 6 muaj.

_____________________________________________________________

 

  • Certifikata e lindjes dhe martesës e cila dëshmon se paku 3 vite lidhje te vlefshme martesore me shtetasin e Kosovës.
  • Dëshmi për banimin e ligjshëm ne Republikën e  Kosovës për se paku 1 vit para se te behet parashtrimi i kërkesës.
  • Dëshmi qe i ka përmbushur te gjitha detyrimet financiare nga Administrata Tatimore e Kosovës.(MITROVICË)
  •  Dëshmi nga Zyra Komunale e Tatimit ne Prone mbi përmbushjen e obligimeve tatimore. (KOMUNË, NR. 6)
  • Dëshminë qe nuk është nen hetime dhe qe nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga gjykata kompetente e Republikës se Kosovës. (GJYKATA THEMELORE NË MITROVICË).
  • Vërtetim nga Policia e Kosovë(STACIONI POLICOR MITROVICË )
  • Dëshmi  qe posedon mjete te mjaftueshme materiale për te siguruar jetesën e vet dhe personave për mbajtjen e te cilëve është përgjegjës pa shfrytëzuar skema sociale.(Q. P. SOCIALE)
  • Dokument i vlefshëm identifikimi.
  • Deklaratën e betimit me shkrim qe e pranon rendin kushtetues dhe juridik te Republikës se Kosovës.(KOMUNË,SEKTORI  I . GJENJES CIVILE )
  • Taksa administrative ne raste te fitimit  ne shume prej 150 euro


 

PROCEDURA E APLIKIMIT PËR FITIMIN E SHTETËSISË SE KOSOVËS ME NATYRALIZIM I FËMIJËS SE MITUR TE PERSONIT TE NATYRALIZUAR


Fëmija i mitur nën moshën 18 vjeçare i parashtruesit te kërkesës për natyralizim e fiton shtetësinë e Republikës se Kosovës me natyralizim ne baze te natyralizimit te prindërve te tij. Parashtrimi i kërkese për te miturin duhet ti bashkëngjitet kërkesës për natyralizim te prindit dhe te parashtrohet nga prindi i ti apo nëpërmjet përfaqësuesit ligjor ne Zyrën e Gjendjes Civile ne komunën ku banon parashtruese i kërkesës.

 

Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:

 

  • Certifikata e lindjes se fëmijës
  • Dokumente zyrtare te vlefshme te prindërve, te cilët dëshmohet identiteti i tyre
  • Pajtimi i fëmijës me te vjetër se 14 deri ne 18 vjeç
  • Pajtimi me shkrim i prindërve i vërtetuar
  • Taksa administrative ne shume prej 50 euro.
Kjo procedurë vlen edhe për personat e mitur te adaptuar.


 

PROCEDURA E APLIKIMIT PËR FITIMIN E SHTETËSISË ME NATYRALIZIM TE PERSONIT QE KA HUMBUR SHTETËSINË E KOSOVËS

 

Kërkesa për fitimin e shtetësisë me natyralizim te personit qe ka humbur shtetësinë e Kosovës me lirim nga shtetësia parashtrohet personalisht apo përmes njërit prind për personat e mitur ne Zyrën e Gjendjes Civile, sipas vendbanimit te fundit te parashtruesit te kërkese ne Republikën e Kosovës.

 

Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:

 

Dëshminë qe nuk është nen hetime organi kompetent i shtetit te huaj shtetas i te cilit është parashtruesi i kërkesës apo shtetit ne te cilin ai/ajo ka pasur vendbanimin e fundit, jo me te vjetër se 6 muaj.

 

  • Certifikatën e lindjes
  • Certifikatën nga regjistri i Gjendjes Civile te prindit
  • Kopje te dokumenteve te identifikimit të të dy prindërve
  • Dëshmi qe i ka përmbushur te gjitha detyrimet financiare (dëshmi nga Administrata Tatimore e Kosovës ) (Mitrovicë)
  •  Zyra Komunale e Tatimit ne Prone mbi përmbushjen e obligimeve tatimore). (Komune nr. 6)
  • Dëshminë qe nuk është nen hetime dhe qe nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga gjykata kompetente e Republikës se Kosovës ( Gjykata themelore Mitrovicë)
  • Vërtetim nga Policia e Kosovë(STACIONI POLICOR Mitrovicë )
  • Dëshmi  qe posedon mjete te mjaftueshme materiale për te siguruar jetesën e vet dhe personave për mbajtjen e te cilëve është përgjegjës pa shfrytëzuar skema sociale. (Q.P. Sociale)
  • Deklaratën e betimit me shkrim qe e pranon rendin kushtetues dhe juridik te Republikës se Kosovës
  • Pajtimi me shkrim i prindërve i vërtetuar
  • Pajtimi i fëmijës me te vjetër se 14 deri ne 18 vjeç
  • Taksa administrative ne shume prej 150 euro, ndërsa për persona te mitur ne shumën prej 50 euro.

 

APLIKIMI NE MISIONIN DIPLOMATIK APO KONSULLOR TE REPUBLIKËS SE KOSOVËS

 

Ne rastet kur parashtruesi i kërkesës i ka vendbanimin jashtë Republikës se Kosovës kërkesa mund ti parashtrohet përfaqësive diplomatike ose konsullore te Republikës se Kosovës qe kanë juridiksion mbi vendbanimin e parashtruesit te kërkese.

Përfaqësia diplomatike ose konsullore ka për detyrë që kërkesën e parashtruar t’ja përcjellë tek organi kompetent.

Ne baze te kërkesës nëpunësit konsullor mund te ndihmojnë Ministrin e Punëve te Brendshme me marrjen e dëshmive qe kane te bëjnë me kërkesën, ne pajtim me kompetencat e tyre qe dalin nga Ligji për Shërbimin Konsullor te Misioneve Diplomatike dhe Konsullore te Republikës se Kosovës. Shqyrtimi dhe vendosja e kërkesës i nënshtrohet procedurave te përcaktuara me Udhëzim Administrativ, si dhe Udhëzimet tjera te Ligjit për Shtetësinë e Kosovës.


       UDHËZIMI ADMINISTRATIV Nr.04/2009


PER PROCEDURËN E HUMBJES SË SHTETESISE SE KOSOVËS ME LIRIM

 

            Procedurat e aplikimit për humbjen e shtetësisë së Kosovës me lirim nga shtetësia për personat madhor.

Kërkesa për humbjen e shtetësisë se Republikës se Kosovës me lirim nga shtetësia për persona madhor parashtrohet ne Zyrën e Gjendjes Civile personalisht sipas vendbanimit te fundit te parashtruesit te kërkesës ne Republikën e Kosovës.

 

Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:

 

  • Dëshminë për posedimin e shtetësisë te ndonjë shteti tjetër apo garancionin (provën) se kjo shtetësi do ti jepet
  • Dëshmi për vendbanimin ne shtetin e huaj ku banon
  • Dëshminë qe nuk është nen hetime penale  dhe qe nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga shteti i huaj ku personi e ka vendbanimin e fundit.

 

___________________________________________________________

  • Certifikatën e lindjes. (KOMUNË)
  • Kopje te dokumentit te identifikimit.
  • Dëshmi për vendbanimin e fundit në Kosovë.(KOMUNË).
  • Dëshmi qe i ka përmbushur detyrimet financiare ndaj shtetit dëshmi nga Administrata tatimore e Kosovës.(MITROVICË)
  •  Dëshmi nga zyra komunale e tatimit ne prone mbi përmbushjen e obligimeve tatimore. (KOMUNË, NR.6)
  • Dëshminë nga qendra komunale për pune sociale qe i ka përmbushur te gjitha detyrimet financiare ndaj personave për ushqim dhe mbajtje te te cilëve është përgjegjës para ligjit. (QENDRA PËR PUNË SOCIALE).
  • Dëshminë qe nuk është nen hetime penale  dhe qe nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga gjykata kompetente e Republikës se Kosovës, jo me te vjetër se 6 muaj.(GJYKATA Themelore Në Mitrovicë).
  • Vërtetim nga Policia e Kosovës ( STACIONI POLICOR MITROVICË
  • Dëshmi nen betim qe shtetasi qe kërkon lirim nga shtetësia nuk është nëpunës civil, gjykatës, prokuror publik, pjesëtar i policisë se Kosovës, pjesëtar i forcës se sigurisë se Kosovës ose pjesëtar i Agjensionit te Kosovës për Inteligjence. (KOMUNË, Sektori i gjendjes civile  Mitrovicë).
  • Ne rast se komisionet vendos për lirim nga shtetasit nga shtetësia e Republikës  se Kosovës shtetasi ne fjale  është i obliguar te prezantoj dëshminë për pagesën e taksave administrative ne shume prej 150 euro.
  • Te gjitha dokumentet e ofruara si dëshmi duhet te jenë te përkthyera ne ndonjërën nga gjuhet zyrtare ne Kosove

PROCEDURAT E APLIKIMIT PËR HUMBJEN E SHTETËSISË SË REPUBLIKËS  SE   KOSOVËS ME LIRIM NGA SHTETËSIA I/E TE MITURVE

 

Kërkesa për humbjen e shtetësisë se Republikës se Kosovës me lirim nga shtetësia i (e) te miturve parashtrohet përmes prindërve apo njërit prind dhe behet ne te njëjtën kërkese te parashtruar nga prindërit apo prindi ne Zyrën e Gjendjes Civile sipas vendbanimit te fundit te parashtruesit te kërkesës ne Republikën e Kosovës

 

Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:

 

  • Dëshminë për posedimin e shtetësisë te ndonjë shteti tjetër apo garancionin (provën) se kjo shtetësi do ti jepet
  • Dëshmi për vendbanimin/ vendqëndrimin te shtetit te huaj ku banon

___________________________________________________________

 

  • Certifikatën e lindjes se te miturit
  • Certifikatën nga regjistrat e  gjendjes civile te prindërve,(Certifikata e Kurorezimit).
  • Dëshmi për vendbanimin e fundit te prindërve ne Republikën e Kosovës
  • Kopja e dokumentit te identifikimit te të miturit nëse e posedon
  • Kopjen e dokumentit te identifikimit te të dy prindërve
  • Deklaratën e pajtimit me shkrim nga te dy prindërit e vërtetuar
  • Pajtimi i te miturit me i vjetër se 14 deri ne 18 vjet.
  • Ne rast se përkujdesjen e fëmijës se mitur e ka njeri prind dëshmitë duhet te plotësohen vetëm nga njeri prind qe e ka përkujdesjen e fëmijës se mitur. Ne ketë rast kërkesës duhet ti bashkëngjitet edhe dëshmia me te cilin vërtetohet se prindit ne fjale i është besuar  përkujdesja ndaj fëmijës se mitur
  • Ne rast se komisionet  vendosin  për lirim e fëmijës se mitur nga shtetësia e Republikës se Kosovës, prindërit apo prindi i fëmijës është i obliguar te prezantoj dëshminë për pagesën e taksave administrative ne shume prej 50 euro.

PROCEDURAT E APLIKIMIT PËR HUMBJEN E SHTETËSISË SE REPUBLIKËS SE KOSOVËS ME LIRIM, TE FËMIJËVE SIPAS NENIT 7.2 TE LIGJIT PËR SHTETËSINË E KOSOVËS

 

Kërkesa për humbjen e shtetësisë se Republikës se Kosovës me lirim te fëmijës sipas nenit 7.2 te Ligjit për Shtetësinë e Kosovës  (ne raste se te paktën një prind i fëmijës identifikohet para se fëmija te ketë mbushur moshën 7 vjeçare dhe prindi ne fjale nuk është shtetas i Republikës se Kosovës, me kërkesë te prindit fëmija e humb shtetësinë e Republikës se Kosovës me kushte qe me humbjen e shtetësisë se Republikës se Kosovës fëmija te mos mbetet pa shtetësi) behet nga prindërit apo njeri prind ne Zyrën e Gjendjes Civile sipas vendbanimit te fëmijës ne Republikën e Kosovës.

 

Kërkesës duhet ti bashkëngjiten dëshmitë si  ne vijim:

 

  • Certifikatën e lindjes se fëmijës
  • Dëshminë për vërtetimin e atësi/amësisë
  • Dëshminë për posedimin e shtetësisë, te shtetit shtetas te te cilit janë prindërit apo njeri prind
  • Garancionin (provën) se fëmijës do ti jepet shtetësia e prindërve apo njërit prind
  • Kopjen e dokumentit të identifikimit të të dy prindërve apo njërit prind
  • Kopja e dokumentit te udhëtimit te fëmijës nëse e posedon
  • Te gjitha dokumentet e ofruara si dëshmi duhet te jene te përkthyera ne ndonjërën nga gjuhet zyrtare ne Kosove
  • Ne rast se komisionet  vendosin  për humbjen e shtetësisë se Republikës se Kosovës te  fëmijës, prindërit apo prindi i fëmijës është i obliguar te prezantoj dëshminë për pagesën e taksave administrative ne shume prej 50 euro

APLIKIMI NE MISIONIN DIPLOMATIK APO KONSULLOR TE REPUBLIKËS SE KOSOVËS

 

Ne rastet kur parashtruesi i kërkesës i ka vendbanimin jashtë Republikës se Kosovës kërkesa mund ti parashtrohet perfaqsise me te afërt diplomatike ose konsullore te Republikës se Kosovës. Përfaqësia diplomatike ose konsullore ka për detyre qe kërkesën e parashtruar t’ja përcjelle MPB (Zyra për Shtetësi).

Aplikimi ne përfaqësi diplomatike apo konsullore do te behet ne kohen kur do te bëhen funksionale përfaqësitë diplomatike apo konsullore te Republikës se Kosovës.


SHQYRTIMI I KËRKESËS PËR HUMBJEN E SHTETËSISË SE KOSOVËS ME LIRIM

 

Shqyrtimi i kërkesës për humbjen e shtetësisë se Kosovës me lirim behet nga Komisioni për Shtetësi i MPB-se.

Komisioni për shtetësi ne kuadër te MBP-se pas shqyrtimit te kërkesës me dokumentet e bashkangjitura nxjerr vendimin përkatës brenda 30 ditësh.

Pala e pa kënaqur kundër vendimit ka te drejte ankese ne Komisionin për shqyrtimin e ankesave te shtetësisë ne kuadër te MPB-se brenda 30 ditësh. Kundër vendimit te komisionit për shqyrtimin e ankesave mund te iniciohet procedurë gjyqësore ne gjykatën kompetente.

 



REFUZIMI I KËRKESES PËR LIRIM NGA SHTETËSIA E KOSOVËS

 

Komisioni për Shtetësi refuzon kërkesën për lirim nga shtetësia e Kosovës nëse shtetasi qe kërkon lirimin nga shtetësia është nëpunës civil, gjykatës, prokuror publik, pjesëtar i policisë se Kosovës, pjesëtar i Forcës se Sigurisë se Kosovës apo pjesëtar i Agjencisë se Kosovës për Inteligjence ose lirim nga shtetësia është ne kundërshtim me interesat e Republikës se Kosovës, ne veçanti me ato te sigurisë se brendshme dhe te jashtme ose te marrëdhënieve ndërkombëtare te Republikës se Kosovës.



GARANCIONI

 

Me kërkese te shtetasit i cili kërkon lirim nga shtetësia e Kosovës, Komisioni për shtetësi i MPB-se mund ti lëshon shtetasit në fjalë një garancion me te cilën garantohet se shtetasi i plotëson kushtet për lirim nga shtetësia sipas Ligjit për Shtetësinë e Kosovës dhe do ti miratohet kërkese për lirim nga shtetësia, nëse shtetasi ne fjale praqet dëshmi për fitimin e shtetësisë se një shteti tjetër, përkatësisht paraqet garancionin e lëshuar nga organi kompetent i shtetit tjetër se do te fitoj shtetësinë e ati shteti, nëse lirohet nga shtetësia e Republikës se Kosovës.