Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Drejtori Jashari uron KFF Mitrovica për titullin e fituar

2024/05/15 - 10:06

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Fahri Jashari, ka pritur në takim kampionet e Sigal Superligës në konkurrencën e femrave të cilat ditë me parë kanë fituar titullin e kampionit.
Drejtori Jashari, ka përgëzuar klubin për rezultatin e arritur duke iu uruar suksese të mëtutjeshme.
KFF Mitrovica është kurorëzuar me titullin e kampionit në Sigal Superligën e Kosovës në konkurrencën e femrave. Ceremonia e dekorimit të kampionit u organizua nga Federata e Futbollit e Kosovës pas ndeshjes së javës së 20-të, ndërmjet Mitrovicës dhe Llapit, e cila u mbyll me fitoren bindëse të mitrovicasve, me rezultat 8:0.
Për KFF Mitrovica ky është titulli i pestë i kampionit.