Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Ekspozita e nxënësve “Unë e Dua Shkollën” shënon Ditën e Fëmijëve në Mitrovicë

2024/06/03 - 9:58

Në bazë të planit strategjik kundër braktisjes së shkollës, i aprovuar në Kuvendin Komunal, Drejtoria Komunale e Arsimit organizoi një ekspozitë të veçantë për nder të 1 qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Aktiviteti që mbajti moton “Unë e Dua Shkollën”, u zhvillua me pjesëmarrjen e shumë shkollave nga qyteti i Mitrovicës dhe kishte për qëllim të promovonte rëndësinë e arsimit dhe përkushtimin ndaj shkollës.
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe Asambleja Komunale e Fëmijëve dhe shumë fëmijë të tjerë nga shkollat e qytetit.
Punimet e ekspozuara pasqyronin kreativitetin dhe përkushtimin e nxënësve, duke sjellë një atmosferë festive dhe plot ngjyra.
Ky aktivitet jo vetëm që festoi ditën e fëmijëve, por gjithashtu inkurajoi një kulturë pozitive ndaj arsimit dhe pjesëmarrjes aktive në shkollë.
Drejtoresha e DKA-së, znj. Drita Kadriu, u shpreh e lumtur për këtë festë të veçantë, duke theksuar rëndësinë e përkushtimit të fëmijëve ndaj arsimit.
“Jam e lumtur që në këtë ditë feste shoh kaq shumë fëmijë të lumtur dhe të përkushtuar ndaj shkollës dhe mësimit,” u shpreh drejtoresha znj. Kadriu
Krejt në fund, drejtoresha Kadriu uroi gjithashtu suksese të gjithë nxënësve, duke theksuar rëndësinë e promovimit të një arsimi të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.