Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Fillon asfaltimi i rrugëve në fshatin Gushavc të Mitrovicës

2024/06/21 - 10:03

Në kuadër të projekteve në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, Komuna e Mitrovicës, ka filluar me asfaltimin e rrugëve edhe në fshatin Gushavc të Mitrovicës.
Për të parë nga afër procesin e punimeve kanë dalë nënkryetari i komunës, z.Arian Tahiri, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, z.Granit Tmava.
Me këtë rast, nënkryetari z.Arian Tahiri, ka thënë se ditëve në vazhdim do të asfaltohen të gjitha rrugët e Gushavcit, e më pas edhe të fshatit Vinarc.
“Nuk do të mbetet asnjë rrugë në këtë fshat pa asfalt, siç nuk do të mbetet në asnjë fshat tjetër. Projekti për t’i asfaltuar rrugët e të gjitha fshatrave do të jetë i gjatë, por ne jemi të vendosur ta çojmë deri në fund”, është shprehur ndër të tjerash nënkryetari z.Tahiri.