Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, sot priti në një takim homologun e tij nga Vushtrria, z. Ferit Idrizi.
Në këtë takim ata diskutuan për punët dhe projektet në zbatim në dy komunat, si dhe për mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen.
Ky takim u vlerësua si shumë i nevojshëm nga të dy kryetarët për të koordinuar veprimet dhe për të adresuar çështje të përbashkëta për përparimin e qytetarëve të të dy komunave.