Republika Kosovo

Južna Mitrovica

Kryetari Hamza priti në takim Shefin e EULEX -it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano

2024/03/19 - 3:09

Kryetari i komunës, z.Bedri Hamza, sot ka pritur në takim shefin e EULEX-it, z. Giovanni Pietro Barbano së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi për gjendjen e përgjithshme në Mitrovicë.
Me këtë rast, kryetari i komunës, z.Bedri Hamza, ka falënderuar shefin e EULEX- it për vizitën duke theksuar se komuna mirëpret bashkëpunimin e misionit në fusha të ndryshme.
Në fund të takimit kryetari Hamza dhe shefi i EULEX-it, z. Barbano u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit në mes të këtyre dy institucioneve edhe për projekte të cilat do të jenë në shërbim të qytetarëve.