Republika Kosovo

Južna Mitrovica

Drejtori për Ekonomi, Zhvillim, Turizëm dhe Integrime Evropiane kryenë këto detyra:

  1. I raportojnë rregullisht Kryetarit për çështjet që janë në përgjegjësitë e drejtorisë së tyre;
  2. Ndihmojnë Kryetarin, Kuvendin e Komunës dhe komitetet e tij, duke iu ofruar të gjitha informatat dhe raportet e nevojshme për procesin e vendimmarrjes;
  3. Zbatojnë dispozitat ligjore, Statutin, rregulloret dhe vendimet e Kuvendit të Komunës;
  4. Përgatisin programin e punës dhe prezantojnë raportet periodike të punës për drejtoritë e tyre;
  5. Janë përgjegjës për udhëheqjen dhe kontrollimin e përditshëm të punës së drejtorisë së tyre;
  6. Përgatisin dhe prezantojnë planet periodike të zhvillimit në sferën e tyre të përgjegjësisë dhe përcjelljen e këtyre planeve;
  7. Përgjigjen në mënyrë efektive për çfarëdo ankesë lidhur me sferën e tyre të përgjegjësisë;
  8. Marrin pjesë dhe kontribuojnë në punën e Kuvendit të Komunës, të komiteteve dhe komisioneve të tij dhe në punën e Bordit të Drejtorëve;
  9. Sigurojnë se do të ofrojnë një qasje të drejtë dhe të barabartë për ato shërbime publike që janë në përgjegjësinë e tyre,
  10. Përmbushin të gjitha detyrat dhe urdhëresat që u caktohen në mënyrë adekuate nga Kryetari i Komunës.