Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Sektori i Administratës dhe Financave

Sektori i Administratës dhe Financave

a. Planifikimi dhe administrimi i buxhetit vjetor për të gjitha institucionet arsimore në
nivel komune në mënyrë të efektshme;
b. Kujdeset për menaxhimin e pagave të të gjithë personelit të punësuar në institucionet arsimore
c. Pagesa e stafit udhëheqës, stafit profesional dhe personelit tjetër të punësuar ne institucionet arsimore të Komunës;
d. Përgatit shpërndarjen e buxhetit neper shkolla më bazë të numrit te nxënësve, prioriteteve dhe kritereve tjera;
e. Kontrollon shpenzimet e shkollave duke përgatitë raporte të rregullta për buxhetin:
f. Kujdeset qe përzgjedhja dhe punësimi i personelit ne institucionet arsimore të bëhet mbi bazën e kritereve profesionale të mbështetura ne ligj:
g. Pjesëmarrja në përzgjedhjen e drejtorëve të institucioneve arsimore ne bashkëpunim me MASHT-in;
h. Përgatitja e pushimeve lokale të shkollës, në përputhje me ligjin përkatës dhe miratimin e rregullave te shkollës;
I. Propozon rregulloret për sjelljen dhe disiplinën e nxënësve në çdo institucion arsimor, pasi të ketë marre me pare propozimet e këshillit të shkollës dhe komentet e drejtoreve për këto rregullore:
J.Planifikon adaptimet, renovimet dhe ndërtimet e reja të objekteve shkollore, duke u bazuar në kërkesat e komunitetit, analizave dhe të dhënave nga terreni;
k. Kujdeset për mirëmbajtjen teknike të të gjitha objekteve shkollore në Komune,
infrastrukturën dhe pajisjet e institucioneve arsimore;
l. Harton projekte sipas nevojës për ndërtimin dhe riparimin e objekteve shkollore dhe hapësirave të jashtme shkollore;
Il. Përkujdeset për hartimin vjetor të raportit ku përfshihen gjendjen statistikore e inventarit të shkollave dhe gjendja fizike e objekteve shkol1ore;
n. Mbikëqyrja e kryerjes se punëve teknike neper shkolla;
o. Marrjen e masave për të siguruar përdorimin pa pagese të ndërtesave dhe ambienteve shkollore në nivel komune nga personeli arsimor dhe stafi mbështetës i institucioneve arsimore për qëllime të aftësimit profesional të tyre;
p. Sigurimin dhe respektimin e dispozitave për mirëmbajtjen e shërbimeve mbështetëse për mirëqenien e nxënësve duke përfshirë furnizimin me ujë, tualete, nxehje dhe shërbime tjera.