Drejtoria për Mirëqenie Sociale
Drejtoreshë për Mirëqenies Sociale
Dr. Spec. DRITA GASHI IBRAHIMI
Ditëlindja: 07.02.1959
Tel: 045248258
E-mail: Drita.R.Ibrahimi1@rks-gov.net
Shkollimi: Specialiste e Medicinës së Punës
Pjesa përfundimtare e stazhit – Fakulteti i Mjeksisë, Universiteti i Lubjanës,
Specializimin e kryer në Universiteti e Prishtinës
CV Forma: CV-Doktoresha Drita Ibrahimi
Drejtoria e Mirëqenies Sociale do të jetë përgjegjëse për performancën e detyrave si në vijim:
- Siguron realizimin (implementimin) e planit të veprimit për partneritet evropian (PVPE) ;për veprimet që ndërlidhen me Komunë dhe raporton sipas kërkesave të MAPL-së;
- Koordinon aktivitet e Komunës, të cilat janë të ndërlidhura me implementimin e PVPE –së;
- Mbikëqyrë aktivitetet e drejtorive që burojnë nga PVPE, si dhe dokumentet tjera strategjike të MAPL-së dhe Qeverisë së Kosovës;
- Mbikëqyrë hartimin e rregulloreve komunale, për të siguruar se ato të jenë në përputhje me standardet evropiane;
- Raporton rregullisht te Kryetari i Komunës për aktivitetet e drejtorive dhe në MIE
- Përgatit materiale të nevojshme për nevojat e Komunës, për çështjet që lidhen me integrimet evropiane;
- Hulumton programe të ndryshme të asistencës së BE–së, që ofrojnë mbështetje për qeverisje dhe zhvillim lokal;
- Ofron këshilla në lidhje me çështjet evropiane, sipas nevojës në Komunë;
- Bashkëpunon me Divizionin për Integrime Evropiane në MAPL dhe në çështjet e përafrimit me legjislacionin e BE–së;
- Zhvillimin e planit strehimor për territorin e Komunës;
- Sigurimin e ofrimit të shërbimeve sociale dhe familjare brenda territorit, sipas standardeve të përcaktuara nga MPMS;
- Përkujdesjen e vazhdueshme për qytetarët e zhvendosur në territorin e Komunës;
- Përkujdesjen e vazhdueshme ndaj familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe anëtarëve të familjeve të tyre që e kanë këtë status, familjeve të të zhdukurve, Shoqatën e Hendikos-it, Shoqatën e Shurdhmemecëve dhe Shoqatën e të Verbërve, me qëllim të realizimit të të drejtave dhe benificioneve të posaçme, që janë në kompetencë të Komunës.