Sektori i Mbrojtes së Mjedisit
Sektori i Mbrojtjes së Mjedisit
- Planifikimin zhvillimin dhe kujdesin permanent të ndotjes së mjedisit për nevojat dhe interesat e Komunës;
- Mban shënime cilat përfshijnë të dhënat për të gjitha aktivitetet, aplikimet për leje mjedisore komunale, licenca dhe autorizime tjera mjedisore;
- Ndërmerr masa për ruajtjen e ujërave sipërfaqësore dhe të atyre nëntokësore nga ndotësit, si dhe për caktimin e burimeve dhe të sasisë së ujërave;
- Propozon dhe harton politika komunale për trajtimin e ajrit, ujit, tokës, biodiversitetit, menaxhimin e mbeturinave, zhurmës, ngjyrave;
- Pastrimin, mirëmbajtjen, rregullimin dhe mbrojtjen e lumenjve: lbri, Sitnica, Tropea dhe Lushta;
- Harton raporte për VMN (Vlerësimi i ndikimit në mjedis);
- Propozon dhe harton rregullore për mjedisin dhe planin lokal të mbrojtjes së mjedisit dhe angazhohet në mënyrë të vazhdueshme për mbrojtjen dhe zbatimin e tyre:
- Kujdesi për trajtimin e ujerave të zeza dhe mbeturinave të ngurta, ngritja e sipërfaqeve të gjelbëruara dhe mbrojtja e atyre ekzistuese, vetëdijesimi i popullatës;
- Evidenton, fokuson burimet dhe rrugët e ekspozimit të ndotjeve;
- Monitorimi i gjelbërimit dhe kontrolli i vazhdueshëm i gjendjes së drunjve në hapësira urbane;