Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në kuadër të fushëveprimtarisë së vet përfshinë:
- Harton planin për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, në pajtim me udhëzimet administrative të organit kompetent qeveritar;
- Vlerëson rrezikshmërinë, duke u bazuar në të dhënat faktike për planifikim, ndërmerr masa parandaluese për pengimin, zvogëlimin dhe eliminimin e pasojave nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera;
- Organizon formimin e njësive për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, si dhe kryen plotësimin e tyre me obligues dhe kompleton ato me mjete adekuate për veprim në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera;
- Përgatit programet për aftësim, në pajtim me organin qeveritar;
- Kujdeset për sigurimin dhe mirëmbajtjen e rezervave të mjeteve materiale për raste të fatkeqësive natyrore dhe të fatkeqësive të tjera;
- Organizon funksionimin e sistemit të vështrimit, lajmërimit dhe alarmimit;
- Kryen edhe punë të tjera nga lëmi i mbrojtjes dhe shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, në bashkëpunim me organet kompetente komunale dhe qeveritare;
- Bashkëpunon me shërbimet emergjente: Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Shërbimin Emergjent Mjekësorë, Shërbimin për Zjarrfikës dhe Shpëtim, KFOR-in, Policinë e EULEX-it, Kryqin e Kuq të Kosovës dhe me OJQ-të përkatëse.