Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Zyra për Komunikim me Publikun

 

BLERINA KASTRATI IDRIZI

 

Udhëheqëse e Njesisë për Komunikim me Publikun

Punë shtesë: Zyrtare Përgjegjëse për Koordinimin e Procesit të Konslutimit Publik

Tel: 028/515- 366

E-mail:  Blerina.H.Kastrati@rks-gov.net

 

 

 

 

     Zyra për Komunikim me Publikun kryen këto detyra dhe është përgjegjëse për:

    • Përcjell takimet dhe aktivitetet e kryetarit të Komunës, brenda dhe jashtë Komunës;
    • Përcjell mbledhjet e Bordit të Drejtorëve, të Komiteteve te përhershme dhe të Kuvendit të Komunës;
    • Koordinon ndërlidhjen me shtypin vendor dhe atë ndërkombëtar përkitazi me çështjet që kanë të bëjnë me veprimtarinë e kryetarit të Komunës dhe të gjitha organeve tjera drejtorëve të drejtorive dhe zyrave të tjera;
    • Koordinon zhvillimin dhe zbatimin e fushave komunale për komunikim me publikun;
    • Kujdeset për përditësimin e të dhënave në ueb-faqen zyrtare të Komunës dhe menaxhon me llogarinë elektronike zyrtare për komunikim me publikun;
    • Mbikëqyr zbatimin e Strategjisë për Komunikim me Qytetarë dhe administron Kodin e Mirësjelljes të Zyrtarëve për Komunikim, për të mbajtur standarde të larta etike për zyrtarët për komunikim;
    • Siguron transparencë dhe qasje në dokumente publike për punën e drejtorive të Komunës, të institucioneve arsimore dhe shëndetësore dhe të komisioneve të aksionarëve të ndërmarrjeve publike lokale, duke u ofruar informata dhe dokumente qytetarëve dhe mediave;
    • Informon publikun për vendimet e marra nga ana e Kuvendit, me anë të konferencave dhe lëshimit të kumtesave për shtyp;
    • Mban lidhje me shtypin lokal dhe mediat elektronike, për çështjet që i takojnë organeve të Komunës;
    • Siguron informacione brenda Komunës në bashkëpunim të përhershëm me drejtorët e drejtorive dhe zyrtaret në komunë;
    • Koordinon dhe konsultohet me kryetarin e Komunës, drejtorët e drejtorive komunale, si dhe kryesuesin e Kuvendit të Komunës për hartimin e planit vjetor të konsultimiteve publike;
    • Koordinon dhe bashkëpunon me institucionet përgjegjëse për ngritjen e kapaciteteve të stafit që lidhen me komunikimin publik;
    • Koordinon dhe bashkëpunon me MAPL-në për të siguruar reflektimin e sfidave, nevojave, prioriteteve, si dhe raportimin e arritjeve të Komunës në punën e saj;
    • Përditëson, siguron qasjen dhe kredibilitetin e informatave në ueb-faqen zyrtare të Komunës dhe menaxhon me llogarinë elektronike zyrtare për komunikim me publikun;
    • Kryen të gjitha përgjegjësitë tjera te përcaktuara nga kryetari sipas legjislacionit në fuqi.

SOFIJE RUSHITI PECI

Zyrtare për Informim

 

Shkollimi: Universiteti i Prishtinës; Fakulteti i Filologjisë- Dega Gazetari

E-mail: sofije.rushiti@rks-gov.net

Tel: 028/515- 366

Detyrat dhe Përgjegjësitë;

  • Në bashkëpunim me zyrtarin e lartë harton dhe zhvillon planet e punës për realizimin e detyrave të përcaktuara  në bazë të objektivave të njësisë;
  • Monitoron mediat e shkruara dhe elektronike dhe përgatit një përmbledhje të informatave për menaxhmentin e lartë të Komunës;
  • Mirëmban dhe përditëson me informata faqen zyrtare të institucionit;
  • Pranon dhe shqyrton kërkesat për qasje ne dokumentet zyrtare si dhe kryen të gjitha përgjegjësitë e përcaktuara me Ligjin për qasje ne dokumentet publike;
  • Në bashkëpunim me Zyrtar për informim  dhe  Monitorim  të  Mediave përgatit raportet 3 mujore,  6  mujore  dhe  vjetore  për zbatimin e Ligjit për qasje ne Dokumente publike;
  • Ndihmon në përgatitjen e kumtesave, informatave, raporteve dhe publikimeve tjera për  publikun dhe pas miratimit të tyre nga mbikëqyrësi dhe menaxhmenti i komunës i shpërndan tek mediat e shkruara dhe elektronike dhe i vendos ne ueb faqen e Komunës ;
  • Përgatit përgjigjet për kërkesa të pranuara nga mediat e shkruara dhe elektronike lidhur me aktivitetet dhe shërbimet e Komunës.
  • Përcjell takimet, seminaret, konferenca të ndryshme, që organizohen nga ministria dhe njësit organizative të saj dhe përgatit informata për këto ngjarje ;
  • Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe  rregulloret  të cilat  mund  të  kërkohen  në  mënyre të arsyeshme kohe pas kohe nga mbikëqyrësi.