Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Zyra Komunale për Kthim dhe Komunitete

Shefe e zyrës për komunitete


SNEZANA NESTEROVIC

   E lindur më 26.04.1963

Snezana-CV

Email : Snezana.Nesterovic@rks-gov.net

 

 

 

Zyra Komunale për Kthim dhe Komunitete është përgjegjëse veçanërisht për këto detyra:

  1. Zyra identifikon, promovon, përkrah, zbaton dhe mbikëqyrë politikat, aktivitetet dhe programet përkatëse për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve; qasjen e barabartë të komuniteteve në shërbime publike; krijimin e kushteve për kthimin e qëndrueshëm të refugjatëve, të të kthyerve, personave të zhvendosur dhe atyre të riatdhesuar.
  2. Zyra bashkërendon dhe ofron këshilla për kryetarin e Komunës dhe ekzekutivin e Komunës, dhe kryen këto detyra dhe është përgjegjëse për:
    • Promovojë dhe mbrojë të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre;
    • Promovojë dhe mbrojë qasje të barabartë të të gjitha komuniteteve në shërbimet publike;
    • Bashkërendojë procesin e kthimit dhe të promovojë krijimin e kushteve për kthim dhe riintegrim të personave të zhvendosur dhe të riatdhesuar në Komunë;
    • Përgatitëw plan veprimet përkatëse në pajtueshmëri me qeverinë dhe prioritetet komunale, për t’i ndihmuar Komunës në përmbushjen e obligimeve të veta në lidhje me procesin e kthimit dhe të riintegrimit;
    • Identifikojë nevojat pë të komuniteteve, zhvillojë, sigurojë dhe monitorojë zbatimin e projekteve që avancojnë të drejtat e komuniteteve, qasjen e komuniteteve në shërbimet publike, si dhe krijimin e kushteve për kthim dhe reintegrim të qëndrueshëm;
    • Bashkërendojë të gjitha aktivitetet me institucionet komunale dhe me qeverinë;
    • Mbikëqyrë dhe u dorëzon raporte të rregullta kryetarit të Komunës dhe Kuvendit të Komunës për progresin e arritur në fushën e të drejtave të komuniteteve, qasjes së tyre të barabartë në shërbimet komunale, kthim, riatdhesim dhe riintegrim;
    • Në pajtim me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, Zyra mirëmbanë për qëllime statistikore dhe të politikave, të dhëna elektronike (një bazë të të dhënave) për kategoritë e personave nën kujdesin e saj, përfshirë personat e që u takojnë komuniteteve, refugjatët, personat e zhvendosur, të kthyerit vullnetarë dhe jovullnetarë. Këto baza të të dhënave duhet të jetë në përputhje me bazën e të dhënave të MKK-së, MPMS-së dhe MPB-së;
    • Zyra po ashtu mbledh të dhëna në lidhje me personat që kthehen nga vendet e treta në mënyrë vullnetare ose jovullnetare;
    • I raporton rregullisht kryetarit të Komunës për punën e zyrës;
    • I dorëzon kryetarit të Komunës dhe Kuvendit të Komunës raport vjetor;
    • Paraqet raport në çdo takim të Komitetit për Komunitete, duke përshkruar hollësisht punën e kryer si pjesë e mandatit të zyrës;
    • Sipas kërkesave, informon dhe paraqet raport, tek institucionet e qeverisë qendrore, lidhur me aktivitetet e zyrës;
    • Bashkëpunon ngushtë me institucionet e qeverisë qendrore dhe me organizata të tjera vendore e ndërkombëtare që punojnë në fushën e të drejtave të komuniteteve, kthimit dhe riintegrimit;
  3. Detyrat dhe përgjegjësitë e zyrtarëve 1. Në funksionet e punës së zyrtarëve që lidhen me të drejtat dhe integrimin e komuniteteve, hyjnë së paku këto aktivitete:
    • Krijimi dhe mbajtja e kontakteve të rregullta me komunitetet joshumicë dhe me institucionet komunale;
    • Ngritja e vetëdijes dhe përhapja e informatave për të drejtat e komuniteteve;
    • Vlerësimi i nevojave specifike të komuniteteve që banojnë në komunë, duke marrë parasysh nevojat specifike të grave, fëmijëve dhe pleqve;
    • Këshillimi i shefit të zyrës lidhur me obligimet e Komunës për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat dhe interesat e komuniteteve;
    • Mundësimi i qasjes së komuniteteve joshumicë në shërbime publike;
    • Zhvillimi, zbatimi dhe mbikëqyrja e projekteve që kanë për qëllim mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të komuniteteve;
    • Ndihma për shefin e zyrës për t’u ndërlidhur me institucionet e qeverisë qendrore, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat e shoqërisë civile;
    • Mbikëqyrja e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të komuniteteve nga ana e autoriteteve komunale dhe qendrore që ofrojnë shërbime në nivelin lokal;
    • Dorëzimi i raporteve të rregullta tek koordinatori i njësisë dhe/ose tek shefi i zyrës.
  4. Në funksionet e punës së zyrtarëve që lidhen me kthimin hyjnë së paku këto aktivitete:
    • Krijimi dhe mbajtja e kontakteve të rregullta me personat e zhvendosur, të kthyerit; personat e riatdhesuar, komunat dhe autoritetet në territorin e të cilave banojnë personat e zhvendosur dhe personat që mund të riatdhesohen, komunitetet pranuese dhe institucionet komunale;
    • Ngritja e vetëdijes dhe përhapja e informatave për të drejtat e personave të zhvendosur, të kthyerve dhe personave të riatdhesuar;
    • Vlerësimi i nevojave specifike të personave të kthyer dhe të atyre që mund të kthehen ose të riatdhesohen në komunë;
    • Mundësimi i qasjes së personave të zhvendosur dhe të personave që kthehen ose riatdhesohen në komunë në shërbime publike;
    • Zhvillimi, zbatimi dhe mbikëqyrja e projekteve që kanë për qëllim mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të personave të zhvendosur dhe të personave që kthehen ose riatdhesohen në komunë;
    • Ndihma për shefin e zyrës për t’u ndërlidhur me institucionet e qeverisë qendrore, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat e shoqërisë civile;
    • Mbikëqyrja e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të personave të zhvendosur dhe të personave të kthyer dhe të riatdhesuar në komunë nga ana e autoriteteve komunale dhe qendrore që ofrojnë shërbime në nivelin lokal.