Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dhuron çelësat e shtëpive për 40 familjet me gjendje të rendë ekonomike

2022/08/19 - 9:27

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dhuron çelësat e shtëpive për 40 familjet me gjendje të rendë ekonomike
Në Qendrën e Kulturës ”Rexhep Mitrovica”, sot është mbajtur ceremonia e pranim dorëzimit të çelësave për 40 shtëpitë e ndërtuara në fshatin Frashër për familjet me asistencë sociale nga organizata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.
Në këtë ceremoni i pranishëm ishte kryetari i komunës, Bedri Hamza, humanisti dhe drejtuesi i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, hoxhë Halil Kastrati, përfaqësuesit komunal, ish kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe familjet përfituese.
Në fjalën e tij, kryetari i komunës, Bedri Hamza, ka thënë se kjo ditë ka qenë me plotë emocione, sepse po bëhen punë të mira për qytetarët tanë, e gjithë kjo falë kontributit të jashtëzakonshëm të humanistit Halil Kastrati.
“Jam mirënjohës tej mase shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, në krye me hoxhë, Halil Kastratin, i cili me veprat e tij ka fituar respektin e të gjithëve, andaj ky projekt ndonëse i filluar më parë sot po finalizohet. Uroj që familjet përfituese ti gëzojnë këto shtëpi”, është shprehur kryetari Hamza.
Ndërsa, hoxhë Halil Kastrati, pasi ka uruar të gjitha familjet për marrjen e çelësave, ka thënë se sot e ka të lehtë të flas, spese me buzëqesh zemra që ky projekt me sukses ka përfunduar.